KOMRA rrjeti i pajtimit

forum-logo

27.06.2011.

Forumi i VIII-të ndërkombëtar për drejtësinë transicionale

t_forum-logo.jpg

 

Takimi është mbajtur në datën 27 qershor të vitit 2011 në hotelin Holiday Inn në Sarajevë, B dhe H.  Në hapjen e tij kanë folur Alija Behmen, krye-bashkiaku i Sarajevës, B dhe H, Xhenana Karup Drushko, Shoqata e Gazetarëve BH, të B dhe H, dhe   Natasha Kandiq, Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi.

Ndryshe prej forumeve pararendëse, të cilët kanë qenë në funksion të debatit mbi themelimin e KOMRA-s, objektivi i këtij forumi ka qenë të shqyrtojë dhe të vlerësojë rezultatet e procesit të drejtësisë tranzicionale vështruar nga këndi i viktimave, i institucioneve ndërkombëtare dhe kombëtare të drejtësisë tranzicionale, i organizatave për të drejtat e njeriut, i bashkësisë epistemologjike, i Koalicionit për KOMRA-n dhe i udhëheqësve të procesit KOMRA si dhe që të propozojë strategjitë për nxitjen e institucioneve dhe të shoqërive në rajonin e ish RSFJ-së për të marrë përgjegjësinë për vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera të luftës.

“Kjo është një përpjekje që procesin e ballafaqimit me të kaluarën t’ia dorëzojmë institucioneve, për arsye se shoqëria civile, duke e përfshirë edhe Koalicionin për KOMRA-n, mundet në masë të madhe për t’i kontribuuar krijimit të kushteve brenda të cilave do të zhvillohej procesi i ballafaqimit, por kurrsesi nuk mund ta udhëheq procesin e ballafaqimit me të kaluarën. Mbi rolin e institucioneve në këtë proces duhet të flasin ata të cilët i përfaqësojnë institucionet. Përpjekja jonë është që pikërisht në këtë mënyrë të vendosim  një dialog publik, në të cilin përfaqësuesit e institucioneve publikisht do të flasin për ato rezultate”, ka thënë Natasha Kandiq në hapje të takimit.

Në Forum kanë marrë pjesë mbi 200 njerëz nga tërë rajoni, duke i përfshirë edhe ministrat e policisë dhe të drejtësisë, të të drejtave të njeriut, prokurorë, gjyqtarë, avokatë, deputetë, ekspertë, viktima, veteranë, aktivistë të të drejtave të njeriut, përfaqësues të kishave dhe të bashkësive fetare të rajonit si dhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare.

 

Programi

Galeri

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.