t2_IMG_1202

 

Raporti nga konferenca për shtyp e mbajtur në Sarajevë më 7 tetor 2011.

Letra e përkrahjes Nismës për themelimin e KOMRA-s e dërguar më 7 tetor 2011 kryetarëve dhe anëtarëve të kryesive të vendeve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë e ka nënshkruar 155 artistë dhe intelektualë, të njohur dhe të respektuar në nivel rajonal.

Ne, për të cilët lufta në Jugosllavi, me të gjitha pasojat e saj, është çështje e hulumtimin profesional dhe artisti dhe shkak për të menduar, të shqetësuar mbi fatin e kujtesës dhe të vërtetës, në emër timin dhe të etikës së punës me të cilën merremi kërkojmë që të bëni çdo gjë që është në fuqinë tuaj që kjo Nismë të jetësohet dhe se KOMRA të fillojë punën, thuhet në letër.

Në konferencën për media të organizuar me këtë rast më 8 tetor 2011 në Sarajevë, mbi përkrahjen e Nismës për themelimin e KOMRA-s kanë folur Dino Mustafiq regjisor nga BeH, Mirjana Karanoviq aktore nga Serbia, Ursha Raukar aktore nga Kroacia dhe Dino Merlin këngëtar nga BeH.

„Kjo është një nismë e gjerë e qytetarëve të cilët dëshirojnë që e vërteta të institucionalizohet përmes kushtetutës”, tha Dino Mustafiq dhe shtoi se “të gjithë e dijmë se sa manipulohet (me viktima) dhe se si kjo mund të na shpiej në konflikte të reja”.

Ursha Raukar përkrah themelimin e KOMRA-s ngaqë ky komision ka potencial që të ndërprejë manipulimet: “Pa të vërtetën jeta e qetë për fëmijtë tanë nuk do të jetë i mundur… Janë kryer krime të tmerrshme, por krimi i dytë i madh është manipulimi (me viktima)”.

Mrijana Karanoviqin e frikëson kthimi i retorikës së viteve të nëntëdhjeta në skenën politike serbe: “Deri më sot më përcjell ndjenja e zemërimit për shkak të mënyrës se si Televizioni i Serbisë ka manipuluar me njerëzit e vdekur”.

Këngëtari Dino Merlin përkrah Nismën për KOMRA me besimin se mund të kundërshtohet relativizmi i krimeve: “Ai i cili mohon Srebrenicën e bënë të njëjtën kur është fjala edhe për Jasenovcin”.

Regjisori slloven Dushan Jovanoviq konsideron se Nisma është shumë mirë e menduar dhe beson se apeli do të jap fryte. Ai nga politika kërkon shumë më shumë se një përkrahje parimore.

 

Letrën e përkrahjes së intelektualëve dhe artistëve për themelimin e KOMRA