Lajme

Ekspozitë e personave të zhdukur në korridorin e Parlamentit të Kosovës

Kushtrim Koliqi, një artist nga Prishtina dhe aktivist i të drejtave të njeriut, tha për BIRN se shpreson që ekspozita e re me titull “Të jetosh me kujtimet e të zhdukurve” do të ketë impakt te ligjvënësit pasi ajo u instalua në korridorin kryesor të ndërtesës së parlamentit.

Ekspozita përmban fotografi të Atdhe Mullës, i cili punon edhe për BIRN, duke treguar jetën e përditshme të familjeve të njerëzve që janë zhdukur që nga lufta në vitet 1998-1999 në Kosovë.

“Kjo është një thirrje dhe shpresoj që jehona e saj të hyjë në veshët dhe zemrat e atyre që marrin vendimet këtu, në ndërtesën e parlamentit, sepse për familjet e të zhdukurve, lufta nuk ka përfunduar ende,” tha Koliqi.

Kjo ekspozitë, e cila do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvendin e Kosovës deri më 30 prill, përfshin gjithashtu edhe citime nga personat e zhdukur dhe kujtime të jetëve të tyre.

Një total prej 1,653 çelësash – një për secilin person që vazhdon të rezultojë ende i zhdukur –  janë varur përgjatë të gjithë korridorit.

Ekspozita u hap të premten në mbrëmje për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se ka ende familje që nuk mund të festojnë, thanë organizatorët.

Burim : BIRN