Lajme

Është obligim i shteteve për të shënuar Ditën e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”

Me rastin e 11 korrikut, Ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, Koalicioni Rajonal  KOMRA i nderon viktimat dhe bënë thirrje për pranimin e fakteve mbi krimet e kryera me anë të gjykatës të vërtetuara, të publikuara në një numër të madh të aktgjykimeve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë (GJNPJ), si dhe në aktgjykimet e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në Srebrenicë, në datën midis 11 dhe 19 korrikut të vitit 1995 është kryer krimi më i rëndë i luftës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Pjesëtarët e Ushtrisë së Republika Srpska i kanë vrarë gjatë disa ditëve pothuajse  8000 boshnjak dhe i kanë dëbuar nga ajo zonë 40 000 gra, pleq dhe fëmijë. Nga aktgjykimet e GJNPJ rezulton se gjenocidi është i vetmi emër i vërtetë për atë krim.

Pas rënies së Srebrenicës janë zhdukur 7.900 persona. Deri sot janë identifikuar 6.938 persona të vrarë në Srebrenicë. Mbetjet mortore të viktimave janë gjetur në  430 lokacione të ndryshme, prej të cilave 95 janë varreza.

Le ta përkujtojmë se Parlamenti Evropian e ka miratuar rezolutën, me të cilën ka bërë apel që data 11 korrik të shpallet Ditë e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë. Koalicioni për KOMRA-n konsideron se shënimi institucional i ditës së përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë është mënyra më e mirë për t’i nderuar viktimat dhe që t’iu dërgohret mesazh gjeneratave të ardhshme.

Koalicioni për KOMRA-n  është rrjet i organizatave të shoqërisë civile nga vendet post-jugosllave, të cilat angazhohen për themelimin e KOMRA-s – Komisionit Rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish RSFJ-së nga data 1 janar e vitit 1991e deri në datën 31 dhjetor të vitit 2001.