20.03.2010.
Në Forumin e Gjashtë Rajonal
Në Forumin e Gjashtë Rajonal në Novi Sad, në datën 20-21 mars të vitit 2010, të cilin në emër të Koalicionit për KOMRA-n e ka organizuar Asociacioni i Pavarur i Gazetarëve të Vojvodinës, kanë marrë pjesë mbi 300 përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe të individëve nga i tërë rajoni i ish RSFJ-së.
Vincent Degert, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi ka thanë në fjalën e tij hyrëse në hapje të takimit se BE-ja e mbështet Nismën për KOMRA-n. “Përse kjo është e rëndësishme? Për shkak të parandalimit të revizionizmit historik dhe përmirësimit të kapacitetit të popujve që t’i kundërvihen manipulimeve politike në temën e ngjarjeve nga e kaluara. Me ndihmën e fakteve dhe të provave mund të shtrohet rruga drejt vendosjes së të vërtetës së përbashkët në nivel rajonal. Dhe, në fund, mund të inkurajohen faktorët rajonal që interpretimin e tyre të së kaluarës ta bazojnë në realitetet, të cilat janë vërtetuar dhe pranuar në mënyrë të përbashkët jashtë çfarëdo dyshimi. Ky nuk është një proces i lehtë. Janë dashur 61 vite që në tekstet shkollore të historisë në Francë dhe në Gjermani të shfaqet drita”, ka thënë Degert. Krahas Degertit, në hapjen e takimit kanë folur edhe Ana Tomanova Makanova, zëvendëskryeministre e Qeverisë së Vojvodinës, Serbi, dhe Zhelimir Zhilnik, regjisor nga Novi Sadi.
Një ditë para Forumit është mbajtur Kuvendi i Dytë i Koalicionit për KOMRA-n, të cilin e përbëjnë më shumë se 750 shoqata të viktimave, individë dhe organizata joqeveritare nga rajoni.