t_09

 

 

 

 

 

 

 

Forumi i shtatë për drejtësinë ndërkombëtare është mbajtur në datat 16-17.10.2010 në Zagreb. Forumin e ka hapur kryetari i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq. Në punën e Forumit  kanë marrë pjesësh ish kryetari i RK, Stipe Mesiq,  zëvendëskryeministri i Qeverisë së RK Sllobodan Uzelac, përfaqësues të Parlamentit dhe të ministrive të RK, gjë të cilën pjesëmarrësit e Koalicionit e kanë vlerësuat edhe si një konfirmim të përkrahjes politike kroate për Nismën për KOMRA-n. Në kuadër të seancës plenare është organizuar dëgjimi publik i viktimave dhe i dëshmitarëve të krimeve të luftës.

Pos plenumit, puna është organizuar në katër grupe punuese: për përbërjen dhe zgjedhjen e anëtarëve të KOMRA-s, për kompetencat e KOMRA-s dhe për raportin ndaj gjyqësorit, për avokimin publik të Nismës dhe për objektivat dhe detyrat e KOMRA-s. Në grupin për kompetencat ka pasur mendime se Statuti i KOMRA-s duhet të niset nga dëshmitë vullnetare të viktimave dhe se ai i obligon institucionet shtetërore në harmoni me ligjin. Ka pasur kundërshtime ndaj lëshimit të gjenocidit në pjesët mbi kompetencat e KOMRA-s. Është propozuar nga të gjithë pjesëmarrësit e seancës plenare që në Statut të mos ceken veprat konkrete penale, por që në nenin 15 të thuhet: „Komisioni vërteton faktet në lidhje me veprat penale kundër njerëzimit dhe kundër të drejtës humanitare ndërkombëtare si dhe faktet në lidhje me shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut”. Në proces e sipër janë ndryshimet e Projekt Statutit të KOMRA-s sipas kundërshtimeve të vendosura në tekst nga pjesëmarrësit e atij grupi punues.

Kuvendi i tretë i Koalicionit për KOMRA-n është mbajtur në datën 15.10.2010 në Zagreb. Janë zgjedhur pesë anëtarë të rinj të Këshillit Koordinues. Me ndryshimin e Statutit të Koalicionit është hapur rruga që anëtarët e organizatave, të cilat janë në Koalicion, të mund të jenë edhe anëtarë individual. Tash Koalicioni numëron gjithsejtë 1060 anëtarë, prej të cilëve 66 malazias, 269 nga Bosnja dhe Hercegovina, nga Kroacia 91, nga Kosova 283, Maqedonia 3, Sllovenia 5 dhe Serbia 343. Pos kësaj, 200 vizitorë të Festivalit MESS me shkrim e kanë përkrahur themelimin e KOMRA-s.

Agjenda

Draft Statuti Komentet

Grupi punues IV: Avokimi i Iniciativës për KOMRA-në

Fushata për mbledhjen e nënshkrimeve

Komunikatë e Dokumente – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën

Galeri

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM