KOMRA rrjeti i pajtimit

grafika-forum

16.11.2014.

Forumi i X-të për Drejtësi Tranzicionale në shtetet e ish Jugosllavisë

grafika-forum

 

 

 

 

 

Të arriturat dhe prioritetet

 

Forumi X iu kushtua të arriturave në drejtësinë tranzicionale, promovimit të përdorimit të fakteve në veprat artisitike dhe dëgjimit të zërit të viktimave. Forumi u mbajt më 15 dhe 16 nëntor 2014 në Beograd, në organizim të Koalicionit për KOMRA. Në punimet e Forumit morën pjesë 158 anëtarë të Koalicionit për KOMRA si dhe 150 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, artistë, shkrimtarë, hulumtues akademikë të drejtësisë tranzicionale, gazetarë si dhe individë tjerë të cilët në aspektin profesional apo të aktivizmit merren me drejtësinë tranzicionale në vendet postjugosllave. Dymbëdhjetë panelistë në Forum folën për të arriturat në fushën e drejtësisë tranzicionale nga këndvështrimi i shoqërisë civile dhe komunitetit akademik, për përdorimin e fakteve në veprat artistike folën gjashtëmbëdhjetë panelistë, ndërsa për përvojat personale gjatë luftës dhe kërkimit të mbetjeve mortore të më të afërmve të tyre folën dymbëdhjetë viktima.

Forumin e hapi Nataša Kandić, koordinatore e projektit KOMRA dhe profesori Zdravko Grebo, avokues publik i Nismës për KOMRA. Ata paralajmëruan fazën e re të procesit KOMRA, në të cilën Koalicioni përcjell, ndihmon dhe i nxit institucionet shtetërore ta themelojnë KOMRA-në. Ata i ftuan anëtarët e Koalicionit të përgatiten për aktivitete të reja dhe tërhoqën vërejtjen lidhur me atë se në Ballkan ndryshimet ndodhin nga çasti në çast.

Kuvendi VII i Koalicionit për KOMRA

Në këtë drejtim, më 14 nëntor 2014 në Beograd (Serbi) Koalicioni e mbajti Kuvendin, të shtatin me radhë, me pjesëmarrje të 104 delegatëve që përfaqësonin 1950 anëtarë/e. Delegatët, me një votë kundër dhe dy abstenime, mbështetën Ndryshimet e Statutit të KOMRA-së, që i bënë të deleguarit e presidentit të Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë dhe Kosovës, anëtarët bosnjakë dhe kroatë të Presidencës së BeH, dhe lidhur me detyrën për t’i shqyrtuar mundësitë ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-së në çdo shtet individualisht.

Me rastin e mbështetjes së Ndryshimeve të Statutit, duke iu drejtuar publikut, Koalicioni theksoi se në mes të të deleguarve dhe presidentëve/anëtarëve të Presidencës u arrit pajtimi i plotë rreth asaj që Komisioni duhet të vërtetojë fakte rreth krimeve të luftës si dhe rreth shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën nga 1 janari i vitit 1991 deri në dhjetor të vitit 2001. Koalicioni vuri në pah se, sa i përket detyrës së KOMRA-së që të „hulumtojë rrethanat politike dhe shoqërore të cilat përfundimisht i kontribuuan shpërthimit të luftërave, si dhe kryerjes së krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të të drejtave të njeriut”, u shprehën dy mendime: „është thelbësore që KOMRA t’i hulumtojë shkaqet e luftës” dhe „hulumtimi i shkaqeve të luftës është i mundshëm pas vërtetimit të fakteve rreth krimeve të luftës”, të cilat janë në përputhje të plotë me propozimet e Koalicionit për KOMRA.

Programi

Përdorimi i fakteve mbi luftërat në territorin e ish Jugosllavisë në film – Lazar Stojanoviq

Përdorimi i fakteve në veprat artistike :: Teatrit – Bojan Munjin

Raport i grupit punues për shqyrtimin e modelit të qeverisjes së mëtejme të Koalicionit për KOMRA

Progresi i procesit KOMRA raport

Galeri

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.