KOMRA rrjeti i pajtimit

690_350_10_10_2016_852826_p_04

27.12.2016.

Hashim Thaçi mbron vizitën në memorialet serbe të luftës

Hashim Thaçi, Kosovo

Presidenti Hashim Thaçi tha se ai i vizitoi memorialet serbe të viktimave të luftës në shenjë gjesti pajtimi dhe nuk po ofendonte luftën e shqiptarëve të Kosovës për çlirim gjatë konfliktit të viteve 1990.

Presidenti Hashim Thaçi tha në parlament të premten se ai i vizitoi monumentet e serbëve të vrarë gjatë dhe pas luftës së vitit 1999 gjatë muajve të fundit për të dërguar një mesazh pajtimi dhe hodhi poshtë pretendimet se ai po denigronte luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“U tha se po shkatërroheshin vlerat e luftës së popullit të Kosovës për liri dhe se dëshmorët dhe lufta e shenjtë e UÇK-së po ofendoheshin,” u tha Thaçi deputetëve.

Thaçi u kritikua nga shqiptarët e Kosovës pas vizitës së tij në një memorial për serbët që u vranë 17 vjet më parë në Grackë e Vjetër, në të cilën u shkrua se viktimat u vranë nga “terroristët shqiptarë”.

“E dija se çfarë ishte shkruar në ato përmendore në alfabetin cirilik. Nuk jam dakord me atë tekst, sepse është paragjykues dhe është një gënjeshtër. Por kjo nuk duhet të na ndalojë të nderojmë viktimat,” tha Thaçi.

“Jam i bindur se po bëja gjënë më të mirë për vendin,” shtoi ai.

Disa javë pas Thaçi vizitoi memorialin në Grackë e Vjetër, vandalë të paidentifikuar e shënjestruan atë me grafiti kërcënuese, duke shkruar fjalën shqipe “Hakmarrja”.

Thaçi vizitoi gjithashtu edhe një memorial serb në Hoqë të Madhe këtë muaj.

Gjatë fjalës së tij në parlament, Thaçi tha se Gjykata e re Speciale me bazë në Hagë, e cila pritet të nisë paditë e saj të para kundër ish-oficerëve të UÇK-së gjatë vitit të ardhshëm, nuk ishte ngritur për shkak të vendimeve të varfra politike në Kosovë, por për shkak se gjykatat e brendshme nuk arritën të mbronin dëshmitarët në rastet e krimeve të luftës.

“Presioni ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës Speciale erdhi si rezultat i përvojave të këqija në mbrojtjen e dëshmitarëve, kërcënimet ndaj tyre ose vrasjen e tyre. Ky është argumenti kryesor për të cilin nuk e sfidonim dot komunitetin ndërkombëtar,” tha ai.

 

(Publikuar në BalkanInsight 23. 12. 2016)

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.