Lajme

Impunity Watch inkurajon parlamentet e regjionit të lëvizin në lidhje me Statutin e KOMRA-s

t_REKOM-znak-mali

 

Pas aprovimit të Draft Statutit të KOMRA-s, Impunity Watch inkurajon parlamentet e të gjitha shteteve trashëgimtare të ish-Jugosllavisë të ndërmarrin hapat e nevojshëm në jetësimin e e komisionit regjional për të vërteten.

Draft Statuti është aprovuar nga shumica e delegatëve që kanë marrë pjesë në Kuvendin e Katërt të Koalicionit për KOMRA të organizuar në Beograd më 26 mars. Kjo ngjarje ka përmbyllur një cikël të diskutimeve publike mbi Draft Statutin e KOMRA-s në të cilën mijëra organizata dhe individë nga i gjithë regjioni kanë konfirmuar dëshirën për themelimin e një mekanizmi llogaridhënës të saktë mbi të kaluarën e cila do të ishte gjithëpërfshirëse dhe orientuar drejt viktimave.

Kjo trupë e propozuar kërkon përkrahjen e të gjitha shteteve nga regjioni: ashtu siç e ka cekur Koalicioni për KOMRA kjo trupë zyrtare duke që të përcaktojë dallimet e nevojshme për pozitën e viktimave duke ndalur traditën e abuzimeve me atë se çfarë iu ka ndodhur në të gjitha shtetet ku këto ngjarje kanë ndodhur.

Impunity Watch fuqishëm përkrah këtë nismë duke bërë theksuar se të gjitha viktimat e shkeljeve të drejtave të njeriut kanë drejtë të dinë të vërtetën dhe se ballafaqimi me trashëgiminë e dhimbshme të konflikteve është një  parakusht esencial që të vazhdohen me integrimet  Evropiane një qëllim të cilin të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë ta arrijnë.

Prandaj, ne ftojmë parlamentet e regjionit të vendosin si prioritet vlerësimin për Draft Statutin dhe të përkrahin këtë mundësi unike të ndërmarrin veprimet të vendosura kundër mosndëshkimit në lidhje me abuzimet me të drejtat e njeriut gjatë viteve të nëntëdhjeta.