DSCF2678

 

 

 

 

 

 

Modeli dhe karakteristikat KOMRA

Budvë, Mali i Zi
29-30 maj 2009

Forumi i pestë rajonal kishte mbledhur mbi 200 organizata joqeveritare nga të gjitha vendet e rajonit të RSFJ-së së dikurshme. Me 316 pjesëmarrës, ky ishte njëri nga tubimet më të mëdha kushtuar drejtësisë në tranzicion. Forumin e kishin organizuar Qendra për Edukim Qytetar dhe Aksioni për të Drejtat e Njeriut nga Mali i Zi, me ndihmën e Sekretariatit të Koalicionit për KOMRA. Ky është forumi i parë në të cilën anëtarët e koalicionit për KOMRA, në kuadër të katër punëtorive, diskutuan për modelin dhe elementet tjera të modelit KOMRA. Një ditë para forumit, anëtarët e Koalicionit kishin mbajtur kuvendin e parë, themelues të Koalicionit, në të cilën u miratua Statuti i Koalicionit dhe u zgjodhën anëtarët e Këshillit Koordinues. Forumin e pestë e hapën Ranko Krivokapiq, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Pierre Mirel, drejtor i Departamentit të Komisionit Evropian për zgjerim në vendet e Ballkanit perëndimor dhe Ron J.P.M. van Dartel, Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Mal të Zi dhe Serbi.

Dëshiroj që ngrohtësisht të përshëndes këtë nismë të organizatave joqeveritare, nismën tuaj për të themeluar një koalicion të përbashkët për themelimin e Komisionit Rajonal. Shpresoj se, me anë të nismave të këtilla dhe me përkrahjen dhe trysninë tonë të vazhdueshme, vendet e rajonit ngadalë do të arrijnë në situatë që të pajtohen me të kaluarën e tyre dhe që prej aty të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Pierre Mirel, drejtor i Departamentit të Komisionit Evropian për Zgjerim për Vendet e Ballkanit Perëndimor. (Forumi i V-të)

 

Agjenda

Propozimet, opinionet dhe rekomandimet

Përmbledhja e punëtorive

Galeri

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM.