Lajme

Forumi IX ndërkombëtar për drejtësinë tranzicionale

18.05.2013

grafika-FORUM-fin.verzija

 

 

 

 

Pajtimi në vendet post-jugosllave

Forumi IX Ndërkombëtar për drejtësinë tranzicionale nën titullin Pajtimi në vendet post-jugosllave është mbajtur në datën 17 dhe 18 maj të vitit 2013 në bjeshkën Jahorina, në B dhe H. Forumin e kanë përcjellë 220 aktivistë të organizatave të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe shoqatat e viktimave, të familjeve të personave të zhdukur dhe të veteranëve, artistë, anëtarë të bashkësisë akademike, përfaqësues të institucioneve shtetërore të B dhe H dhe nga rajoni, të institucioneve ndërkombëtare dhe të bashkësive fetare. Forumin e ka hapur Dino Mustafiqi, avokues publik i Nismës për KOMRA, kurse pastaj pjesëmarrësit i ka përshëndetur Zheljko Komshiqi, anëtar i Presidencës së B dhe H.

Në forum është folur për të arriturat në vendosjen e drejtësisë tranzicionale në vendet post-jugosllave, për përvojën e Irlandës Veriore, pajtimin nga këndvështrimi i shteteve, i bashkësive fetare, i bashkësisë shkencore, i bashkësisë artistike dhe kulturologëve, organizatave të shoqërisë civile si dhe mbi trashëgiminë e Tribunalit të Hagës në funksion të pajtimit.

Forumi ka qenë një temë e rëndësishme në mediat e B dhe H dhe në rajon. Mbi Forumin kanë raportuar portali B92 dhe E novine nga Serbia, gazetat ditore Novi list nga Kroacia, Mladina dhe Večer nga Sllovenia si dhe një numër i madh i veb-portaleve nga B dhe H: radiosarajevo.ba, sutra.ba, source.ba, citaj.ba, frontal.ba, agjencia e lajmeve „Fena“, Televizioni federal, javorja Dani, gazetat ditore Oslobođenje dhe Nezavisne, veb-portali rajonal „Balkan investigative reporting network“ (BIRN), portali „Deutsche Welle“, TV 1 i Malit të Zi dhe media të tjera.

Kuvendi i Gjashtë i Koalicionit për KOMRA

Kuvendi i Gjashtë i Koalicionit për KOMRA është mbajtur në datën 17 maj të vitit 2013, në Jahorinë, B dhe H. Në Kuvend kanë marrë pjesë 80 anëtarë të Koalicionit për KOMRA dhe atë 62 përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe 18 individë nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Sllovenia dhe nga Kosova.

Kuvendi e ka miratuar raportin mbi aktivitetet e Koalicionit për KOMRA dhe të avokuesve publik, por nuk e ka miratuar Propozimin e parimeve minimale për përkrahje për KOMRA-n zyrtare. Delegatët kanë përfunduar se Koalicioni duhet të sjellë një qëndrim mbi parimet minimale pasi që shtetet të japin mendimin e tyre mbi Propozim Statutin e KOMRA-s, të cilin Koalicioni e ka miratuar në datën 26 mars të vitit 2011.

Agenda

Lista e pjesëmarrësve në Forum

Galeri

IX Forum-Transkripti (është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM)

Raport