REKOM-znak-mali

Koalicioni për KOMRA, në Kuvendin e VII-të, të mbajtur në datën 14 nëntor të vitit 2014 në Beograd, i ka përkrahur Ndryshimet e Statutit të KOMRA-s, të cilat i kanë bërë të dërguarit e kryetarëve të Malit të Zi, Kroacisë dhe Kosovës, i anëtarit boshnjak dhe kroat të presidencës së B dhe H1, në lidhje me detyrën për të hulumtuar mundësitë ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-sa në secilin vend individualisht. Koalicioni në mënyrë të vëmendshme ka shqyrtuar ndryshimet dhe ka vlerësuar se „thelbi i propozim Statutit është ruajtur, se largimi i autorizimeve represive i heq dyshimet se KOMRA i merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe se procedura e kandidimit dhe e zgjedhjes së komisionit seleksionues dhe e anëtarëve të Komisionit dukshëm është thjeshtësuar“. Koalicioni për KOMRA i ka përshëndetur ndryshimet në financimin e Komisionit, me të cilat është paraparë që KOMRA të financohet me donacione vendore dhe të huaja, si dhe me mjetet e organizatave ndërkombëtare dhe jo nga kontributet e shteteve, siç ka propozuar Koalicioni. Koalicioni posaçërisht përshëndet qëndrimin e të dërguarve që në mesin e objektivave të Komisionit të jetë „përparimi i programeve arsimore në përputhje me faktet, të cilat i konstaton Komisioni“. Midis të tjerash, Koalicioni thekson se në mesin e të dërguarve dhe kryetarëve/anëtarëve të presidencës është arritur pajtimi i plotë mbi atë që Komisioni duhet të vërtetojë faktet mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut, të kryera në periudhën nga data 1 janar i vitit 1991 e deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2001. Mbi „hulumtimin e rrethanave politike dhe shoqërore, të cilat në mënyrë vendimtare i kanë kontribuuar shpërthimit të luftërave si dhe mbi kryerjen e krimeve të luftës dhe shkeljet e tjera të të drejtave të njeriut “ e ka mendimin se thelbësore është që KOMRA t’i hulumtojë shkaqet e luftës, por edhe mendimin se hulumtimi i shkaqeve të luftës është e mundshme të ndërmerret pas vërtetimit të fakteve mbi krimet luftës, që është në pajtim të plotë me propozimet e Koalicionit për KOMRA.
Koalicioni pret nga kryetarët/presidenca e B dhe H që më së voni deri në fund të muajit janar të vitit 2015 ta informojnë publikun dhe parlamentet nacionale mbi vendimet e tyre që bashkërisht të përkrahin themelimin e KOMRA-s. Me këtë, për herë të parë në historinë e shoqërive post-konfliktuale, vendet post-jugosllave, në mënyrë të pavarur, pa kushtëzime dhe pa trysninë e bashkësisë ndërkombëtare , do të fillonin me ndërtimin e mekanizmit rajonal për ballafaqim me të kaluarën, i cili ka potencial për të hequr mungesat e drejtësisë penale, bllokadën informative të zbulimit të varrezave të mbetura masive dhe që të sigurojë respektimin e fakteve dhe të përvojave personale.

[1] Kryetari i i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka informuar Koalicionin për KOMRA-n se do ta përkrah vendimin mbi themelimin e KOMRA-s nëse në mes të kryetarëve /presidencës së B dhe H ekziston konsensusi.