Reg_forumIV

Komisioni Rajonal për vërtetimin e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish Jugosllavi

Prishtinë, Kosova

28-29 tetor 2008

Forumi i katërt regjional si mbledhja më masive mbi mekanizmat për konstatimin e fakteve për krime të luftës i organizuar në hapësirën e ish-Jugosllavisë. E kanë organizuar Fondi për të drejtën humanitare, Documenta, Qendra për Hulumtim dhe Dokumentim, Shoqata Shpresimi dhe Community Building Mitrovica. Takimin, me fjalët e tyre përshëndetëse e kanë hapur kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, zëvendësi i shefit të Misionit të EULEX-it Roy Reeve, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në mesin e 325 pjesëmarrësve nga Kosova, Kroacia, Serbia, BeH, Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia më së shumti kishte vet viktima dhe përfaqësues të shoqatave të viktimave (mbi 200), pastaj rreth 100 të rinj, përfaqësues të organizatave rinore, nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të cilët nuk janë anëtarë të organizatave rinore dhe mbi 100 aktivistë për të drejtat e njeriut dhe organizata tjera jo-qeveritare nga regjioni. Në mesin e pjesëmarrësve kishte gjykatës dhe prokurorë nga Beh dhe Kosova. Në punimet e forumit kanë marrë pjese 20 përfaqësues të shoqatave të familjarëve të kidnapuar, të vrarë dhe të zhdukur civil dhe polic në Kosovë deri sa shoqatat tjera nga Serbia dhe nga Republika Srpska kanë refuzuar të marrin pjesë në shenjë proteste për shkak se Kosova ka shpallur pavarësinë.

Në këtë Forum është themeluar Koalicioni për KOMRA-n, i cili e ka për detyrë që të zhvillojë debatin mbi mandatin, objektivat dhe elementët e tjerë të KOMRA-s. Me këtë, Nisma për themelimin e Komisionit Rajonal është bërë pronë e Koalicionit për KOMRA-n, kurse FDH dhe Documenta e kanë marrë rolin e shërbimit për përkrahjen tekniko-administrative për procesin konsultativ. QHD, pas Forumit të Katërt Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale, është tërhequr nga Këshilli Koordinues dhe ka heq dorë nga angazhimi i mëtejmë dhe përfaqësimi i Nismës për themelimin e Komisionit Rajonal.

Në lidhje me forumin kanë raportuar këto mediume: Beta, Danas, Politika, Koha Ditore, Zeri, Novi list, Slobodna Bosna, Republika, Tolerancija, BIRN, RTK 1 (Info), RTK 1 (Lajme), Radio Evropa e Lirë, B92, Domovinskirat.hr.

Komentet

Transkripti (dispozicion vetëm në gjuhët BKSM)

Agjenda

Galerija

 

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM.