Lajme

OJQ- Graçanicë, Kosovë-21.02.2011.

Konsultimet nacionale me përfaqësuesit e rrjetit të veprimit strategjik të Kosovës (RRVSK) mbi Iniciativën për themelimin e KOMRA-së i ka organizuar Qendra për hulumtim, dokumentim dhe publikim (QHDP), në Graçanicë, Kosovë, me 21. shkurt 2011.

Në Konsultimet Nacionale morën pjesë 41 pjesëmarrës, prej të cilëve 18 përfaqësues të Rrjetit të veprimit strategjik të Kosovës, 10 vëzhgues, 2 media, 5 panelistë dhe 6 organizatorë dhe anëtarë të Koalicionit për KOMRA-në.

Konsultimet nuk u përcollën nga mediet shqiptare, por kanë qenë të përcjellura nga mediet serbe, radio KiM dhe Media Centar nga Çagllavica.

Diskutimi ka qenë dinamik, dhe i fokusuar.  Pjesëmarrësit kanë qenë të udhëzuar dhe të informuar në lidhje me Draftin e Statutit të KOMRA-së, pavarësisht nga ajo se deri tani nuk kanë qenë të përfshirë në proces. Shumica e pjesëmarrësve kanë qenë shumë aktiv gjatë debateve. Ka qenë interesimi i madh i pjesëmarrësve të konsultimeve për bashkëngjitje në Iniciativën për KOMRA-në, ndërsa gjashtë pjesëmarrës kanë nënshkruar formularin e aplikimit në Koalicionin për KOMRA-në.

Propozimet, opinionet dhe rekomandimet

Deklaratat