KOMRA rrjeti i pajtimit

Dealing_intext_002-1468327277

08.08.2016.

Ballafaqimi me të Kaluarën: Dialogu Kosovë-Serbi

reconciliation

Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE, dhe që nisi në 2011, synon të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve, të gjejë zgjidhje për probleme të jashtëzakonshme politike dhe teknike, dhe të avancojë të ardhmën evropiane të rajonit. Paqja e qëndrueshme në Kosovë nuk mund të themelohet pa u marrë me të kaluarën, që do të thotë: të tregohet e vërteta për të kaluarën, të kërkohet falje për krime të luftës dhe abuzime të të drejtave të njeriut, të trajtohet çështja e personave të humbur, dhe të paguhen dëmshpërblime. Këto probleme të jashtëzakonshme, që deri më tani janë injoruar në dialogun Kosovë-Serbi, janë shumë të rëndësishëm për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë të të gjitha etnive.

 

 

Nga Nora Ahmetaj

 

Pra, si qytetare e shqetësuar e Kosovës, dhe e shtyer nga bindja demokratike që proceset më të forta të paqës janë ato që përfaqësojnë zërat e komuniteteve përfituese, dhe ato që janë gjithëpërfshirëse, pjesëmarrëse dhe transparente, unë propozoj që kjo agjendë ta inkorporojë punën me të kaluarën në dialogun ekzistues Kosovë-Serbi, dhe një herë e përgjithmonë, të gjejë zgjidhje për këto probleme të dhimbshme që kanë mbetur në shoqërinë e Kosovës në 17 vitet e fundit.

Është shumë e rëndësishme dhe shumë urgjente që tri temat në vijim të bëhen integrale në rundet e ardhshme të dialogut teknik dhe politik në Bruksel.

Kërkim falje për krime të luftës dhe abuzime të të drejtave të njeriut

Kërkimi i faljes është i pashmangshëm, për ta trajtuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe më të mirë. Përfshinë njohjen e ndodhive të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës. Përfshinë pranimin e përgjegjësisë politike dhe morale për gabimet, shpreh keqardhje, përvuajtje dhe pendim për dhunën e së kaluarës, dhe shpjegon rrethanat dhe rolin e individëve dhe komuniteteve në konflikt. Përveç kësaj, kërkimi i faljes përfshinë përkushtim pozitiv për t’iu shmangur sjelljeve të ngjashme në të ardhmën, si dhe ofron një formë të kompenzimit për dëmet njerëzore e materiale.

Kërkimi i faljes i liron shoqëritë nga e kaluara dhe ndihmon shërimin e të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave. Ndonëse Qeveria e Serbisë dhe lidershipi i gjërë politik ka ofruar një formë të kërkimit të faljes për popullin e Bosnjes dhe Hercegovinës, ata ende nuk kanë kërkuar falje për krimet e luftës dhe abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë. Një kërkim zyrtar për falje për krime të luftës dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga Qeveria e Serbisë do të lehtësonte pajtimin dhe do të hapte mundësi të reja për bashkëpunim ndërkufitar. Kërkimi i faljes është vlerë e fortë kulturore evropiane e paqës dhe pajtimin.

BE, si ndërmjetësues i dialogut, duhet të përfshijë kërkimin e faljes si formë simbolike të dëmshpërblimit, si një prej parakushteve kyçe për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë për paqe ndërshoqërore.

Personat e humbur dhe të zhdukur

Çështja e personave të humbur dhe të zhdukur është zgjatur prej fundit të konfliktit të 1999, dhe ka shkaktuar vuajtje të papërfytyrueshme të familjeve, si dhe të tërë shoqërisë. Deri më sot ende janë 1,621 persona të pagjetur. Zbërthimi i fatit të personave të pagjetur është shumë i rëndësishëm për të lënë pas të kaluarën dhe për të patur progres drejt së ardhmës paqësore. BE, si ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi, duhet ta përfshijë çështjen e personave të pagjetur si pjesë e dialogut teknik, dhe t’i inkurajojë dy qeveritë, atë të Serbisë në veçanti, që t’i kryejnë detyrat e veta sa i përket këtij problemi të zgjatur dhe të mbetur.

Familjet e viktimave dhe personave të humbur në Kosovë kanë të drejtë të dinë të vërtetën për të dashurit e vet. Prandaj qeveritë e Serbisë dhe Kosovës duhet të jenë konstruktive dhe bashkëpunuese, dhe të veprojnë në frymë të dialogut, dhe në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara.

Dëmshpërblime për dëme ekonomike

Gati 40 përqind të të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan krejtësisht gjatë luftës 1998-1999. Prej 237,842 shtëpive në tërësi, 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan.

Çështja e humbjeve njerëzore e ekonomike, dhe shtrirja e mbrojtjes së tyre, është çështje thellësisht e ndërlikuar, dhe që ka patur ndikim në të gjitha komunitetet në Kosovë, para dhe pas konfliktit. Ka ndikim në të gjitha aspektet e jetës në një shoqëri që mbetet thellësisht e ndarë përgjatë vijave etnike. Në periudhën nga fundi i konfliktit, qershor 1999, e deri te nënshkrimi i shpalljes unilaterale të pavarësisë me 17 shkurt, 2008, këto vija etnike kanë mbetur ashtu siç ishin, me rrënjë të thella.

Qeveria serbe është përgjegjëse moralisht, ligjërisht, politikisht dhe financiarisht, për të kompenzuar pagesën e borxhit të papaguar ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe pakicave jo-serbe prej fundit të 1998-1999. Fondi i pensioneve mbetet çështje e ndjeshme, dhe është e pasigurt se a do të zgjidhet ndonjëherë në nivel shtetëror nga dy qeveritë. Me kërkesa individuale, qytetarët e Kosovës që po përpiqen ta marrin borxhin e papaguar mund të presin me vite që të vijë drejtësia. Deri atëherë, qeveria e Kosovës dhe institucionet e saja duhet të negociojnë me Serbinë.

Serbia duhet të jetë e vendosur që ta shlyej të kaluarën nëse do që të bëjë diçka për pozitën e izoluar që e ka në rajon dhe më gjërë, dhe në mënyrë që të konsiderohet si partner serioz dhe si anëtar i barabartë i komunitetit ndërkombëtar.

Qeveria e Kosovës duhet të veprojë si partner serioz dhe ta njeh faktin që rreth 1,196 serbë dhe 445 romë u vranë ose u raportuan të pagjetur pas rrëmbimeve e grabitjeve prej fundit të konfliktit në Kosovë.

Të dy palët, Kosova dhe Serbia, duhet të pajtohen në mënyrë eksplicite që t’i lënë anash argumentet në mënyrë që të mund të fokusohen në mirëkuptim të ndërsjellë. Për këtë është dialogu.

 

(Kosovo 2.0, 12.07.2016.)

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.