21.09.2013, Prishtinë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ora: 11-16.00

Procesi KOMRA ka hyrë në një fazë të re – Presidentët e Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe dy anëtarët e presidencës së BdheH kanë emëruar të dërguarit e tyrepersonal në grupinzyrtar të Ekspertëve Rajonal për KOMRA-n, të cilët më 06.09.2013 mbajtën takimin e tyre të parë, në Zagreb.
Koalicioni për KOMRA vazhdon ta promovoj Nismën për KOMRA dhe zgjerimin e mbështetjes publike për vazhdimësinë e projektit ndër-shtetëror KOMRA, që është mënyra e vetme për të hequr kufizimet dhe mangësitë e gjykimit penal, të krijojë të gjitha faktet mbi krimet e luftës dhe të bëj pranim publik të viktimave si kusht për ndërtimin e paqes, besimit dhe shmangies së përsëritjes së krimeve. Krimet e luftës dhe viktimat nuk duhet të harrohet.

Përmes aktivitetit“e mbështesKOMRA-n”, ne u rikujtojmë anëtarëve të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Nebojsha Radmanoviç dhe Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor se vetëm ata nuk i kanë emëruar përfaqësuesit e tyre për KOMRA-n.

Përmes aktivitetit“e mbështesKOMRA-n”, ne shprehim nderimin tonë për të gjitha viktimat dhe përgjegjësinë për një të ardhme në paqe dhe pa frikë të përsëritjes së krimeve.

 

                 Koalicion për KOMRA në Kosovë