2010.

Nënkomiteti për të drejtat e njeriut i Parlamantit Evropian, në takimin e datës 30.09.2010, i ka dhënë përkrahjen e plotë Nismës për themelimin e KOMRA-s. Drejtori i delegacionit për marrëdhënie me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, Eduard Kukan, i ka bërë ftesë Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian që të përkrahin në mënyrë afatgjatë “nismën unike”. Me të njëjtin rast për Ballkanin Perëndimor, në Drejtoratin e Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, ka thënë: “KOMRA është një plotësim i pashmangshëm për proceset gjyqësore dhe për te duhet të na jepet përkrahja e plotë e qeverive dhe e parlamentit.” Me atë rast, kryetarja e nënkomitetit, zonja Heidi Hautula ka vlerësuar „se kjo është hera e parë që një nismë e këtillë e rëndësishme vjen nga poshtë drejt nesh“.

2011.

Parlamenti Evropian  në Rezolutën mbi procesin e integrimeve evropiane të Serbisë të miratuar në datën 19.01.2011 e ka përkrahur Nismën për KOMRA-n, si një “proces të ngritjes së ndërgjegjes dhe të pajtimit anë e kënd Ballkanit Perëndimor”, dhe iu ka bërë thirrje qeverisë së Serbisë dhe vendeve të tjera t’i ofrojnë përkrahje kësaj Nisme.

Asambleja Parlamentare në Këshillin e Evropës në datën 26 janar të vitit 2011e ka miratuar  Rezolutën Reconciliation and political dialogue between the countries of the former Yugoslavia 1786 (2011) (Pajtimi dhe dialogu politik midis vendeve të ish Jugosllavisë, 1786 (2011), në të cilën posaçërisht është theksuar përkrahja për Nismën për KOMRA-n, sepse bënë thirrje për pranimin publik dhe respektimin e të gjitha viktimave.

Komisioni Evropian në muajin tetor të vitit 2011 në Raportin mbi përparimin e Serbisë në integrimet evropiane (EC analytical Rapport 2011) ka vlerësuar se „Nismat e organizatave joqeveritare dhe të shoqërisë civile luajnë një rol të madh në përforcimin e pajtimit midis qytetarëve në rajon“.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të KB për të Drejtat e Njeriut në datën 15 nëntor të vitit 2011 në takimin me përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA-n e ka dhënë përkrahjen e qartë të Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut për Nismën për themelimin e KOMRA-s.

Përkrahje të fuqishme për Nismën lidhur me themelimin e KOMRA-s ka dhënë edhe Byroja Rajonale e UNDP-së për Evropë dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, në takimin me delegacionin e Koalicionit për KOMRA-n në datën 16 nëntor të vitit 2011. Ajo e ka theksuar gatishmërinë e UNDP-së që praninë e vet në vendet post-jugosllave ta shfrytëzojë për avokimin e themelimit të KOMRA-.

Me rastin e prezantimit të raportit  „Drejtësia e pasluftës dhe paqja afatgjatë në ish Jugosllavi“ në datën 19 mars të vitit 2012 në Sarajevë, Komisionari për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës, Thomas Hammarberg  edhe një herë e ka përkrahur themelimin e KOMRA-s. Iu ka bërë apel elitave politike që sa më parë të fillojnë diskutimin publik mbi  KOMRA-n. Ai e ka theksuar rëndësinë e ekzistimit të një narrativi të përbashkët dhe konsensusi mbi faktet kyçe dhe e ka përshëndetur fokusimin e Nismës për KOMRA-n pikërisht në procesin e vërtetimit të fakteve. Sipas fjalëve të Hammarbergut, një konsensus i tillë nuk e përjashton respektimin dhe të kuptuarit e versioneve të ndryshme të së vërtetës, të cilat i ka secila bashkësi etnike vet për vete, sepse kjo është edhe një aspekt i pajtimit, por duhet të ekzistojë qëndrimi i përbashkët mbi të gjitha faktet kyçe në lidhje me zhvillimet e luftës të viteve nëntëdhjetë.

2012.

Parlamenti Evropian në datën 29 mars të vitit 2012 e ka miratuar Rezolutën mbi përparimin e Serbisë (2011/2886 RSP), dokument të cilin e ka përgatitur deputeti slloven Jelko Kacin. Në pikën 39 të Rezolutës, Parlamenti Evropian “e shpreh përkrahjen për Nismën KOMRA me qëllim që edhe më tutje të vë në lëvizje dhe të drejtoj procesin e pajtimit në tërë Ballkanin Perëndimor”.

Kryeprokurori i GJPNJ Sergo Brammertz me rastin e vizitës në Republikën e Kroacisë në datën 1 prill të vitit 2012 e ka përshëndetur nismën rajonale për vërtetimin dhe paraqitjen e së vërtetës: „Nismat siç është KOMRA janë të rëndësishme për arsye se i inkurajojnë organizatat joqeveritare në nivel të shteteve si dhe pjesëtarët e shoqërisë civile dhe ato mund ta përplotësojnë punën e Gjykatës së Hagës dhe të gjykatave lokale.”

2013.

Komisioni Evropian në raportin mbi progresin e Serbisë për vitin 2013 ka thënë se vazhdon me përkrahjen për procesin KOMRA. Në dokumentin Strategjia e zgjerimit dhe sfidat kyçe 2013 -2014, i cili është publikuar në datën 16 tetor të vitit 2013, KE ka përshëndetur takimin e parë të të dërguarve të kryetarëve të shteteve për KOMRA-n.

Komunikata dhe lajme mbi përkrahjen ndërkombëtare

The OSCE Missions: Transitional Justice Reconciliation Key for Restoring Confidence in South Eastern Europe

Delegacioni i PE dhe i Komitetit për integrime evropiane i Republikës së Serbisë i ftojnë kryetarët e shteteve të rajonit të fillojnë procesin e themelimit të KOMRA-s

Impunity Watch inkurajon parlamentet e regjionit të lëvizin në lidhje me Statutin e KOMRA-s

Impunity Watch: Ish-Jugosllavia: Koha është për të vërtetën