DSCF0861

 

 

 

 

 

Mekanizmat për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës në ish Jugosllavi

Beograd, Serbi

11-12 shkurt i vitit 2008.

Forumin e Tretë Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale e kanë organizuar Fondi për Të Drejtën Humanitare (Serbi), Documenta (Kroaci) dhe Qendra Hulumtuese-Dokumentuese (B dhe H). Në punën e Forumit kanë marrë pjesë mbi 300 përfaqësues të shoqatave të viktimave, viktima të cilat nuk janë anëtarë të shoqatave, veteranë, aktivistë të organizatave për të drejtat e njeriut dhe të organizatave të të rinjve, gazetarë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, deputet, juristë, historian, artistë, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme. Forumin e kanë hapur kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë Oliver Duliq dhe Raportuesi Special i Parlamentit Evropian për Serbi, Jelko Kacin, të cilët fuqishëm e kanë përkrahur qasjen rajonale në ballafaqimin me të kaluarën. Për Forumin kanë raportuar: Politika, Dnevni avaz, SRNA, Tanjug, Danas, Blic, Tribune, INA, RTS, TV FOX, Radio Slobodna Evropa, ZaMirZINE.net.

Madeleine Fullard, hulumtuese në Komisionin Jugoafrikan për të Vërtetën dhe Pajtimin dhe  Sofia Macher, anëtare e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Peru, kanë folur për themelimin, punën, strukturën dhe përbërjen si dhe për efektet e komisioneve të cekura për vërtetimin e fakteve të së kaluarës.

Në Forumin e Tretë Rajonal është konkretizuar debati i deriatëhershëm mbi mekanizmat jashtëgjyqësorë – fillohet të flitet mbi nevojën për themelimin e një organi rajonal për vërtetimin e fakteve mbi krimet e luftës. Pjesëmarrësit e Forumit e kanë mbështetur nismën e FDH-së, Documente dhe QHD-së mbi themelimin e organit rajonal (komisionit rajonal), si dhe propozimin që në konsultime me shoqërinë civile të formësohet mandati, aktivitetet dhe objektivat e atij organi.

Për herë të parë është organizuar dëgjimi publik i viktimave, të cilin pjesëmarrësit e kanë vlerësuar si një aktivitet të rëndësishëm të komisionit të ardhshëm rajonal, që mund të nxis bashkëndjesinë me viktimat e bashkësive të tjera etnike.

Forumi i Tretë Rajonal për drejtësi tranzicionale

Galeri

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM.