I biri i Milena Radević-it, Ivan-i, u vra më 14.12.1998 në kafeterinë Panda në Pejë, së bashku me pesë shokët e tij – Zoran-in, Vukota-n, Svetislav-in, Ivan-in dhe Dragan-in. Ivan-i ishte më i madhi, kishte 25 vjet. Më i riu ishte 14 vjeç. Gjashtë muaj pas asaj ngjarjeje të kobshme u kidnapua bashkëshorti i saj Bogdan Radević-i. Milena u maltretua dhe u dëbua nga shtëpia e familjes, dhe mezi i shpëtoi linçimit të banorëve të lagjes ku jetoi për 30 vjet. “ Unë jam person i dëbuar, pa adresë, adresa ime e vetme është numri im i telefonit mobil”, tha ajo gjatë dëshmisë në Forumin IV Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale, më 28 dhe 29 tetor 2008, në Prishtinë, Kosovë.

 

Dëshmia e Milena Radević-it (me përkthim në gjuhën shqipe)