Lajme

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës dr. Ferid Agani përkrahi themelimin e KOMRA-s

Prishtinë, 6 qershor 2011.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dr. Ferid Agani ka nënshkruar përkrahjen Nismës për themelimin e KOMRA-s, Komisionit Regjional e cila do të vërtetojë dhe bëjë publike faktet mbi krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi në periudhën kohore 1991-2001.

Ai tha se “kjo nismë dhe vet Komisioni Regjional janë e vetmja rrugë në tejkalimin e barrierave të cilat i ka krijuar politika në lidhje me krimet e luftës”, dhe shprehi bindjen se themelimi i Komisionit do të përkrahet edhe nga deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Në takim me Ministrin e Shëndetësisë ishin të pranishëm përfaqësuesit e Koalicionit për KOMRA, Nora Ahmetaj, Bekim Blakaj, Rexhep Lushta, Avni Melenica dhe Kreshnik Sylejmani.