Lajme

Në lidhje me fushatën e KOMRA-s në fakultetin Filozofik në Beograd

t_REKOM-znak-mali

“Statuti i KOMRA-s është miratuar më 26 mars. Konsultimet në lidhje me atë se si Komisioni duhet të duket kanë zgjatur gati tre vite dhe kanë mbledhë juristë, përfaqësues të bashkësive fetare, punëtor arsimor, të deleguar nga shoqatat të viktimave të luftës, të rinj, pjesëtarë të organizatave të cilat merren me të drejtat e njeriut… Ky ishte debati më gjithëpërfshirës deri më sot në hapësirën e ish-Jugosllavisë për këtë temë e cila është mjaft e rëndësishme për gjithë regjionin. Pas gjithë asaj periudhe me konflikte asnjë shtet nuk e ka regjistrin e të vrarëve gjatë luftës, më shumë se 15.000 persona janë të evidentuar si të humbur”, tha Maja Miçiq, drejtoreshë e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Nisma) në tribunën „Të dihet, mos të përsëritet“, më 28. marsfakultetin Filozofik në Beograd. Në këtë tribunë para studentëve u prezantua fushatë për themelimin e Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirat e ish-Jugosllavisë në periudhën kohore prej vitit 1991 deri në vitin 2011 (KOMRA).

Ajo theksoi se Nisma gjatë prillit dhe majit në të gjitha shtetet trashëgimtare të ish-SFRJ-së do të udhëheqë fushatën dhe mbledhë nënshkrimet e përkrahjes për themelimin e KOMRA-s ndërsa përmes organizatave partnere dhe se do të jetë aksioni më i sinkronizuar në hapësirën e ish-Jugosllavisë në të cilën do të marrin pjesë mijëra të rinj nga regjioni.

Në diskutim morën pjesë edhe profesori i fakultetit Filozofik dr Bora Kuzmanoviq, dr Nebojsha Petroviq nga instituti për hulumtime psikologjike i fakultetit Filozofik dhe Dushan Lopushina nga Nisma. Më së shumti pyetje nga publiku kishin të bëjnë me mënyrën e punës së komisionit. Në tribunë morën pjesë rreth 60 studentë dhe studente të cilat në mënyrë aktive morën pjesë në diskutimin dinamik dhe shumë prej tyre u interesuan për vullnetarizëm në fushatën për KOMRA.