Lajme

Forumi I shtatë regjional për drejtësinë transicionale: Pa zërin e viktimave nuk ka pajtim

Zagreb,17.10.2010.
Forumi I shtatë regjional për drejtësinë transicionale përfundoi me vlerësimin e përbashkët të pjesëmarrësve se puna e komisionit të ardhshëm regjional duhet të bazohet mbi vullnetin e viktimave, detyrën e shtetit dhe pavarësisë së Komisionit Regjional për konstatimin e fakteve mbi krimet e luftës në hapësirën e ish-Jugosllavisë (KOMRA).
Ditën e dytë të forumit të cilin e organizoi Documenta – Qendra për ballafaqim me të kaluarën nga Zagrebi në emër të Koalicionit për KOMRA pjesëmarrësve iu prezantua raporti nga grupet punuese në të cilat u bisedua mbi draft Statutin e KOMRA-s dhe avokimin public, në të cila qëndrojnë propozimet dhe rekomandimet në lidhje me nenet e caktuara të Statutit, si dhe mendimet dhe sygjerimet mbi fushatën mediatike dhe prezantimeve tjera publike.
Gjithashtu, pjesëmarrësve iu prezantua raporti I fushatës për mbledhjen e një million nënshkrimeve në përkrahje të Nismës për KOMRA e cila duhet të realizohet në pranverë të vitit 2011. Pas mbledhjes së nënshkrimeve, parlamenteve të regjionit Koalicioni për KOMRA do t’i ofrojë këtë nismë për themelim.
Ditën e parë të forumit mbi krimet e luftës në Vukovar, Osijek, Varivodam, Megjacki xhep dhe Gospic dëshmuan disa nga viktimat e krimeve të luftës – Marija Lovric, Ivan Oshenicamm Jovan Beic, Lilana Allvir, Dragan Pjevac dhe Vesna Levar.
Përkrahjen themelimit të Komisionit Regjional I dha edhe presidenti I Kroacisë Ivo Josipovic duke theksuar se pa zërin e viktimave nuk mund të ketë pajtim në regjion. E kaluara në këto anë ka qenë e vështirë. Kanë ndodhur gjëra nga të cilat të gjithë duhet të turpërohemi. Politika për të cilën unë angazhohem është politikë e pajtimit. Pa konstatimin e fakteve dhe dënimin e atyre të cilët kanë shkelur ligjet gjatë lufërave nuk do të ketë përparim. Megjithatë, shpesh është fokusi në kryerësin e krimeve, përderisa viktimat harrohen. Duhet të dëgjojmë edhe viktimat nëse dëshirojmë procesin e pajtimit në këto anë”, tha Josipovic. Ai shtoi se Nisma për për themelimin e Komisionit regjional për konstatimin e krimeve të luftës në hapësirat e ish-Jugosllavisë (KOMRA) është pjesë e angazhimeve që viktimave ti ipet satisfaksion dhe që të përmirësohet padrejtësia.
Edhe nënkryetari I Qeverisë së Kroacisë Slobodan Uzelac përkrahi nismën për themelimin e KOMRA-s. Uzelac në në Forum tha se Koalicioni për KOMRA mund të llogarisë në pushtetin ekzekutiv të Kroacisë.
Nismën e përkrahi edhe deputetja e Parlamentit Evropian nga Sllovenia Tanja Fajon.
Përkrahjen politike nismës më herët I ofruan kryetari I Serbisë Boris Tadiq, Parlamenti I Malit të Zi, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian. Në hapjen e forumit të pranishëm ishin edhe parlamentarët nga Mali I Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Sllovenia si dhe ish presidenti I Kroacisë Stjepan Mesiq.
Drejtoresha e organizatës jo-qeveritare Dokumenta nga Zagrebi Vesna Tershelliq vlerësoi se regjioni I ish-RSFJ-së nuk ka të ardhme përderisa nuk konstatohen faktet mbi luftërat nga vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. “Faktet mbi të gjitha krimet janë rruga e jonë drejt të së ardhmes pa frikë se krimet do të ndodhin përsëri”, tha Tershelliq.
Ajo theksoi se në regjion ende mbesin të zhdukur më shumë se 15.000 persona përderisa në luftëra jetën e kanë humbur më shumë se 120.000 veta. “Përgjegjësia jonë e përbashkët është që të konstatojmë faktet për të gjitha viktimat e luftërave”, tha Tershelliq dhe vlerësoi se sot kam më shumë vullnet politik për krijimin e KOMRA-s se më herët.
„Kemi mësuar nga të tjerët dhe krijuam nismën regjionale. Kemi arritur që të ulemi të gjithë dhe të krijojmë solidaritet ndaj viktimave. Është obligim I yni ndaj viktimave dhe gjeneratave të ardhshme që krimet most ë përsëriten dhe se solidariteti ndaj viktimave të jetë pjesë e jona”, tha Natasha Kandiq.
Ajo spjegoi se nisma për krijimin e KOMRA-s është inicuar në mënyrë që të krijohet një trupë e cila do të jetë e fokusuar në viktima. “Ne dëshirojmë të arrijmë interpretimin e të kaluarës e cila do të bazohej në faktet”, tha Kandiq. Ajo vlerësoi se “kultura e bashkëndjesisë” me viktimat e luftërave kusht për një të ardhme demokratike të regjionit.
Kryebashkiaku I Vukovarit Zhelko Sabo tha se do të ishte I lumtur nëse tani dëshmohet se shoqëritë e regjionit janë të gathsme në krijimin e KOMRA-s. Sabo gjatë një prezantim mjaft emotive deklaroi se edhe vet ishte viktimë e luftërave. “Unë I kam falur por nuk mundem t’I harroj. Tek viktimat nuk ka urrejtje por vetëm vuajtje”, tha Sabo.
Profesori I Fakultetit Filozofik në Zagreb Zharko Puhovski vlerësoi se nisma do të gjendet në “sanduiq” ndërmjet politikanëve të cilët nuk do të dëshironin “të trazonin: bazat e tyre elektorale dhe një numri të madh të qytetarëve të painteresuar.
Procesi konsultativ I nismës për KOMRA vazhdon muajt e ardhshëm përderisa në shkurt të vitit 2011 do të mbahet forumi I tetë regjional për drejtësinë transicionale në Sarajevë, BeH.