Analizë e deklaratave të liderëve të vendeve post-jugosllave

Janar- Gusht, 2016.

 

Bojan Munjin, kritik i teatrit dhe gazetar

 

Hyrje

 

Kur është fjala për pajtimin dhe bashkëpunimin rajonal në frymën e tejkalimit të pasojave të luftërave dhe të traumave njerëzore në hapësirën e ish Jugosllavisë, analiza e deklaratave të përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore, të publikuara nëpër media në gjashtë muajt e parë  të vitit 2016, flet se ata deklarativisht janë të gatshëm për të punuar në frymën e pajtimit dhe të bashkëpunimit, por nuk ka vepra konkrete, të cilat e vërtetojnë këtë. Kështu, mediat në rajon këtë vit kanë qenë plot me shkrime mbi rritjen e animozitetit midis shteteve, në relacionet Kroaci – Serbi – Bosnjë dhe Hercegovinë. Një nga gjeneratorët e kësaj ftohjeje ka qenë qeveria e re e Kroacisë, e formuar qysh në fillim të këtij viti dhe e përbërë nga partitë e së djathtës në krye me HDZ-në. Kjo qeveri nuk ka qenë në mënyrë vendimtare e motivuar me përparimin e bashkëpunimit rajonal, por me konfliktet e brendshme ideologjike dhe me ekskluzivizmin nacional, i cili shpesh është shprehur në „sjelljen arrogante ndaj Serbisë dhe pengimin e negociatave të saj me BE-në“[1]. Serbia është përgjigjur me jo më pak retorikë agresive dhe me disa nota proteste drejtuar Zagrebit[2], dhe, kështu, në muajin gusht të vitit 2016 ka ekzistuar brengosja e arsyetuar se si do të zhvillohen këto marrëdhënie deri në fund të vitit.

Po ashtu, as edhe marrëdhëniet midis Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinë nuk kanë shkuar këtë vit në drejtim të bashkëpunimit rajonal: krahas disa takimeve të suksesshme rajonale dhe konferencave të nivelit evropian, ka pasur tensione lidhur me atë nëse kreu shtetëror i Serbisë është i mirëseardhur në komemoracionin e viktimave në Srebrenicë ose jo[3], nëse vizita e anëtarit të Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqit në Sanxhak është “skandal diplomatik” ose jo[4], si dhe nëse B dhe H prapë do të ngrit padi për gjenocid kundër Serbisë pas aktgjykimit të Radovan Karaxhiqit në Hagë. Kësaj do shtuar tensionet në B dhe H në relacionet Federata – Republika Srpska, si dhe tensionet rreth statusit shtetëror të Malit të Zi, marrëdhëniet e brendshme të malazezve dhe serbëve si dhe dëshirën e qeverisë malazeze për anëtarësim në Aleancën e NATO-s.

Po ashtu, marrëdhëniet në relacionet Beograd – Prishtinë me vite janë të tendosura dhe të pasigurta, kurse marrëdhëniet e brendshme në Maqedoni, ato politike dhe etnike, shpesh janë

[1] Seebiz, 27. 7. 2016. „Millanoviq: HDZ, në pikëpamjen lidhur me Serbinë sillet  në mënyrë papnore (Milanović: HDZ se u pogledu Srbije ponaša papački“)

[2] Dnevnik.hr, 1. 8. 2016.  „Serbia: “Kroacia duhet të distancohet nga lavdërimi i terroristëve dhe i vrasësve” (Srbija: Hrvatska se treba ograditi od veličanja teroriste i ubojice’“)

[3] Dnevni Avaz, 27. 6. 2016. “VUÇIÇI MBI SREBRENICËN: E pranojmë se jemi tepër!” (VUČIĆ O SREBRENICI: Prihvatamo da smo višak!“)

[4] Politika, 29. 7. 2016. Izetbegoviqi e ka barazuar Sanxhakun dhe Republika Srpska” („Izetbegović izjednačio Sandžak i Republiku Srpsku“).

 

KËTU MUND TË LEXONI TEKSTIN E PLOTË