Lajme

Përmbledhje e politikave: Si mundet Bashkimi Evropian për t’i kontribuuar pajtimit të vendeve post-jugosllave

Koalicioni për KOMRA-n konsideron se Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykata Penale mund t’i kontribuoj në mënyrë të drejtpërdrejtë shmangies së problemeve në gjykimet për krimet e luftës para gjykatave vendore  – me ofrimin e përkrahjes profesionale në ngritjen e strategjisë prokuroriale rajonale me prioritete të qarta në ndjekjen penale të krimeve të luftës. Themelimi i Komisionit Rajonal për zbulimin dhe paraqitjen e fakteve mbi të kaluarën  (KOMRA) e mundëson pranimin publik, me emër e me mbiemër, të 130.000 viktimave të luftërave të viteve nëntëdhjetë, gjë që është kusht për pajtimin midis shoqërive dhe vendeve post-jugosllave. Për këtë arsye, Koalicioni për KOMRA-n iu bënë ftesë liderëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe anëtarit serb dhe kroat të Presidencës së B dhe H që t’i bashkohen liderëve të tjerë të vendeve post-jugosllave, të cilët kanë shprehur gatishmërinë që në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër në muajin korrik të vitit 2018 të nënshkruajnë Marrëveshjen mbi Themelimin KOMRA-s. Koalicioni rekomandon që, në kuadër të Planit të Veprimit të Strategjisë për perspektivën e besueshme të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, edhe themelimi i KOMRA-s të përkufizohet si indikator i përparimit në procesin e pajtimit.

Përmbledhje e politikave: Si mundet Bashkimi Evropian për t’i kontribuuar pajtimit të vendeve