Podrzavam REKOM-bilbord

 

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, Koalicioni për KOMRA-n, në datën 21 shtator të vitit 2013 ka organizuar aksionin e rrugës „E përkrah KOMRA-n“ në Banja Llukë, Sarajevë, Beograd, Lubjanë, Podgoricë, Prishtinë, Zagreb dhe Shkup. Aktivistët e Koalicionit për KOMRA i kanë shpërndarë mbi 3,000 fletushka „E përkrah KOMRA-n“ dhe i kanë mbledhur 783 nënshkrime të qytetarëve për themelimin e KOMRA-s. Ky ka qenë një rast që aktivistët e Koalicionit për KOMRA t’i informojnë qytetarët se është mbajtur takimi i parë i kryetarëve të shteteve të rajonit për KOMRA-n (6 shtator i vitit 2013), se të gjithë i kanë përkrahur nenet e Statutit të KOMRA-s (13 dhe 14) mbi qëllimet dhe detyrat, por se anëtari i tretë i Presidencës i B dhe H (nga Republika Srpska) dhe kryetari i Sllovenisë ende nuk i kanë emëruar të dërguarit e tyre personal. Në Sarajevë, aksioni është mbajtur në kuadër të „Javës së ndërtimit të paqes“; në Shkup, një ditë më herët, avokuesja publike, prof. dr Biljana Vankovska dhe i QHKP kanë mbajtur konferenca për gazetarë, në të cilat mbi Nismën për KOMRA kanë folur si për një instrument për ndërtimin e paqes, derisa në Podgoricë qytetarët i kanë shkruar mesazhet e paqes dhe të përkrahjes për themelimin e KOMRA-s si instrument për krijimin e paqes.

Fletëpalosjet

Koalicioni për KOMRA organizon aktivitet rrugor E mbështes KOMRA-n