KOMRA rrjeti i pajtimit

FHP Kosovo

11.12.2015.

Ftesë me rastin e ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

I pakategorizuar

FHP Kosovo  Podržavam REKOM logo

 

Me rastin e ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Koalicioni për KOMRA prezanton rezultatet e hulumtimit të viktimave dhe rrethanave të vdekjes të së paku 130.000 njerëzve të vrarë/zhdukur në luftërat dhe në lidhje me to në territorin e dikurshëm të ish-Jugosllavisë, si dhe kampet e përqendrimit dhe objektet tjera të robërimit, në të cilat disa dhjetëra mijëra njerëz janë mbajtur në kundërshtim me arsyet që i përcakton e drejta ndërkombëtare humanitare. Prezantimet do të mbahen në Sarajevë, Prishtinë, Zagreb dhe Beograd.

Dokumentimi i krimeve të luftës dhe objekteve të mbajtjes ka për qëllim që të kontribuojë në themelimin e Komisionit zyrtar rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës, me mandat që të regjistrojë të gjitha viktimat e luftës, përcaktojë rrethanat e vdekjes, përpilojë regjistrin e të gjitha objekteve të mbajtjes dhe dokumentojë rastet e torturës, vrasjeve dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të robërve të luftës. Në këtë mënyrë, organizatat – Shoqata për Drejtësi Tranzicionale, Përgjegjësi dhe Kujtim në B e H (TPOS), Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale (CDTJ), Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) dhe Dokumenta, të tubuara në Koalicionin për KOMRA, tregojnë gatishmërinë që të kontribuojnë në krijimin e dijes dhe kujtesës mbi atë se çka ka ndodhur në të kaluarën dhe ndihmojnë shteteve që të përmbushin detyrën e tyre historike ndaj viktimave  – njohja publike e secilës viktimë individualisht si garancion për mos përsëritjen e krimeve.

Prezantimi në Prishtinë do të mbahet në hotel Sirius, me datën 14.12.2015 duke filluar nga ora 11:00. Pjesëmarrësve në prezantim do iu shpërndahen fletëpalosjet me të dhëna statistikore të përgatitura nga organizatat e lartpërmendura.

Folësit:

Nataša  Kandić

Dženana Karup Druško

Slaven Rašković

Bekim Blakaj

 

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.