Aksioni „KOMRA për të ardhmen e të rinjve “ është mbajtur në datën 24 tetor të vitit 2012, në të njëjtën kohë në Banja Llukë, Sarajevë, Prishtinë, Zagreb, Beograd, Lubjanë, Podgoricë dhe Shkup. Gjatë aksionit, 1,421 qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për themelimin e KOMRA-s, kurse 57 individë janë bërë anëtarë të Koalicionit për KOMRA. Aktivistët e Koalicionit për KOMRA ua kanë shpërndarë qytetarëve fletushkën „KOMRA për të ardhmen”, në të cilën, në mënyrë të përmbledhur, është prezantuar zhvillimi i Nismës për KOMRA, si dhe numri i fundit të !Zërit të Nismës për KOMRA.

Nën titullin „KOMRA për të ardhmen e të rinjve “, Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi (NRDNJ në Serbi) ka organizuar tribuna dhe aksione të mbledhjes së nënshkrimeve në gjashtë qytete në Serbi: në Novi Sad në datën 12 nëntor të vitit 2012, në Kragujevc në datën 14 nëntor të vitit 2012, në Zrenjanin në datën 19 nëntor të vitit 2012, në Pirot në datën 20 nëntor të vitit 2012, në Suboticë në datën 22 nëntor të vitit 2012 dhe në Nish në datën 23 nëntor të vitit 2012. Në tribuna, mbi procesin KOMRA-s kanë folur anëtarët e Koalicionit. Qëllimi ka qenë që Nisma për KOMRA-n t’i afrohet të rinjve në qytete më të vogla si dhe që t’iu ofrohet mundësia qytetarëve jashtë kryeqyteteve që personalisht ta përkrahin Nismën përe KOMRA-n dhe të njihen më shumë me rrjedhën e vet procesit.

Kompania McCann Erickson Group nga Mali i Zi së bashku me Qendrën për Edukim Qytetar në Podgoricë kanë bërë një video “KOMRA për të ardhmen si mbështetje fushatës rajonale.

Video është në dispozicion në gjuhët BHSC.