Në Rezolutën e miratuar më 19 janar 2011 së seancën në Strasburg, autoritetet e Serbisë janë të ftuar për t’i dhënë fund bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, të fillojnë një dialog me Kosovën dhe të përfundojnë me reformat e nisura për përparimin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

“34. Në këtë kuptim, shprehu mbështetjen për Nismën për KOMRA – Komisioni Rajonal për përcaktimin e fakteve të krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi – me qëllim të vazhdimit të procesit në ngritjen e vetëdijesimit dhe pajtimit në të gjithë Ballkanin Perëndimor duke u bërë thirrje autoriteteve të Serbisë dhe vendeve të tjera të përfshira në këtë çështje që të ofrojnë mbështetjen e tyre kësaj iniciative.”