Çka është Koalicioni për KOMRA-n?

Koalicioni për KOMRA është një rrjet i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga vendet post-jugosllave Këto organizata avokojnë krijimin e  KOMRA – s, Komisionit Rajonal për Vërtetimin  e Fakteve mbi Krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi nga 1 janari i vitit 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001.

Koalicioni për KOMRA është formuar më datën 28 tetor 2008, në Prishtinë, Kosovë, në kuadër të Forumit të Katërt për Drejtësi Tranzicionale në vendet post-jugosllave me vendim të 100 organizatave dhe shoqatave të cilat morën pjesë në forum – organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut, organizatat rinore, shoqatat e familjarëve të  personave të zhdukur dhe shoqatave të ish të burgosurve. Që atëherë, Koalicioni për KOMRA ka mbledhur 2.050 organizatat jo-qeveritare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, shoqatat e të burgosurve, shoqatat e refugjatëve, shoqatat e familjarëve të personave të zhdukur, artistë, shkrimtarë, juristë dhe intelektualë të tjerë të shquar të cilët avokojnë idenë që vendet që dikur kanë formuar territorin e ish-Jugosllavisë tani të formojnë një komision rajonal i cili e ka për  detyrë vërtetimin  e  fakteve për atë që ndodhi në të kaluarën e afërt.

Koalicioni për KOMRA menaxhohet nga Kuvendi i anëtarëve dhe anëtarët e Koalicionit. Mbështetjen teknike dhe profesionale Koalicionit ia ofron Këshilli Rajonal i cili përbëhet nga nismëtarët e KOMRA-s, Natasha Kandiq dhe Vesna Tersheliç, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që marrin pjesë në projektin KOMRA. Projekti menaxhohet nga Natasha Kandiq. Këshilli Rajonal gjithashtu është përgjegjës për zbatimin e konkluzioneve të Kuvendit të Koalicionit për KOMRA.  Për avokim politik janë përgjegjës  avokuesit publik  prof. Dr. Zharko Puhovski (Kroaci), prof. Dr. Zdravko Grebo (BiH), Dr. Zhidas Daskalovski (Maqedoni), gazetarët Adriatik Kelmendi (Kosovë), Xhenana Karup Drushko (BdheH), Dinko Gruhonjiq (Serbia) dhe Dushko Vukoviç (Mali i Zi), Dino Mustafiq (regjisor teatri) dhe Natasha Kandiq (aktiviste e të drejtave të njeriut).

Statuti i Koalicionit për KOMRA

 

Anëtaret e Koalicionit për KOMRA

 

Organet e Koalicionit për KOMRA

– Kuvendi i Koalicionit për KOMRA

Këshilli Rajonal

Ekipi Rajonal i Avokuesve Publik

 

Organizata partnere në projektin e KOMRA-s

Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi

Fondi  për të Drejtën Humanitare Kosovë

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kroaci

Documenta në Kroaci

Drejtësia tranzicionale, përgjegjësia dhe kujtesa në Bosnjë dhe Hercegovinë

Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale, Bosnjë dhe Hercegovinë

Qendra për Edukimin Qytetar, Mali i Zi

Qendra për hulumtim dhe  krijim të politikave, Maqedoni

Qendra për Kërkimin e Fesë, Politikës dhe Shoqërisë, Serbi