Çka është KOMRA?

KOMRA është një shkurtesë e  emrit të plotë të Komisionit Rajonal për Vërtetimin e Fakteve mbi Krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish-Jugosllavi që nga 1 janari i vitit 1991 deri më 31 dhjetor të vitit 2001.

Zyrtarisht, KOMRA është  komision ndërshtetëror i cili duhet të krijohet së bashku nga vendet  trashëgimtarë të ish-RSFJ-së. Si një organ jashtëgjyqësor, KOMRA  ka mandat për të vërtetuar faktet për të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut në lidhje me luftën; të regjistroj  me emër dhe mbiemër të gjitha viktimat në lidhje me  luftën dhe të përcaktojë rrethanat e vdekjes së tyre; të mbledhë informacione mbi vendet e ndalimit të personave të cilët ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme e që i janë nënshtruar torturës dhe trajtimit çnjerëzor, si dhe të krijojë listën e tyre të plotë; të mbledhë informacione mbi fatin e të pagjeturve, dhe të mbajë dëgjime publike të viktimave dhe personave të tjerë për shkeljet në lidhje me luftën. Komisioni Rajonal duhet të jetë i pavarur nga themeluesit e tij dhe të financohet nga donacionet.

Hartimi i Statutit të KOMRA-së

 

Çfarë është Koalicioni për KOMRA?

 

Çfarë është procesi i KOMRA-së?