Sarajevë, Beograd, Podgoricë, Shkup dhe Prishtinë

20.12.2017.

Liderët e Ballkanit Perëndimor i kanë emëruar të dërguarit personal për të shkruar Marrëveshjen për themelimin e KOMRA-s

Kryetarët e Serbisë, të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës si dhe anëtari boshnjak i Presidencës së B dhe H i kanë emëruar të dërguarit personal, të cilët së bashku me Koalicionin për KOMRA-n do të përgatisin projekt Marrëveshjen mbi themelimin e KOMRA-s.

E dërguara personale e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, është Tanja Joviq, këshilltare për çështje të jashtme e kryetarit të Serbisë; e dërguara personale e kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviqit, është prof.dr Sonja Tomoviq – Shundiq, këshilltare për të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave e kryetarit të Malit të Zi; i dërguar personal i kryetarit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovit, është Ilija Isajlovski, diplomat i karrierës dhe anëtar i kabinetit të kryetarit të Maqedonisë; i dërguar personal i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, është Ardian Arifaj, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, dhe i dërguar personal i anëtarit të Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqit, është Elvir Çamxhiq, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe shef i kabinetit të anëtarit boshnjak të Presidencës së B dhe H.

Sipas ujdisë së Koalicionit për KOMRA-n dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor (BP), Projekt Marrëveshjen mbi themelimin e KOMRA-s do ta nënshkruajnë kryeministrat në samitin e Procesit të Berlinit në Londër, në muajin korrik të vitit 2018, pas të cilit kryetarët dhe Presidenca e  B dhe H do ta fillojnë procedurën për kandidimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të KOMRA-s, në pajtim me Projekt Statutin e KOMRA-s. Statutin e kanë hartuar në mënyrë të përbashkët të dërguarit personal paraprak të kryetarëve dhe të Presidencës së B dhe H dhe të Koalicionit për KOMRA-n, në muajin tetor të vitit 2014. Me anë të Statutit të KOMRA-s, janë konfirmuar detyrat e mëposhtme të këtij komisioni:

  • të mbledhë të dhënat mbi rastet e krimeve të luftës dhe të shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut;

  • të mbledhë të dhënat mbi fatin e personave të pagjetur dhe të bashkëpunojë me organet kompetente, që në kuadër të palëve nënshkruese të marrëveshjes merren me kërkimin e personave të pagjetur;

  • të përpilojë listat e civilëve dhe të luftëtarëve, të cilët e kanë humbur jetën ose janë zhdukur në lidhje me luftën ose format e tjera të konfliktit të armatosur;

  • të mbledhë të dhënat mbi vendet e burgosjes në lidhje me luftën, të personave të cilët në mënyrë kundërligjore janë burgosur, janë nënshtruar torturave dhe sjelljes çnjerëzore si dhe të përpilojë regjistrin e tyre të gjithmbarshëm krahas ruajtjes së identitetit kur kjo është e domosdoshme;

  • të hulumtojë rrethanat shoqërore dhe politike, të cilat në mënyrë vendimtare i kanë kontribuuar shpërthimit të luftërave ose formave të tjera të konfliktit të armatosur si dhe kryerjes së krimeve të luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut;

  • të mbajë dëgjime publike të viktimave dhe të personave të tjerë mbi krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut, dhe

  • të rekomandojë masat, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përsëritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe reparacionet për viktimat.

Samitin e katërt të Procesit të Berlinit, në muajin korrik të vitit 2018 në Londër e organizon Zyra për punë të jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelt (UK FCO), në të cilin marrin pjesë kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe të ekonomisë të B dhe H, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës (Ballkani Perëndimor), anëtarët e BE-së – Gjermania, Austria, Franca, MB, Italia si dhe Sllovenia dhe Kroacia, dy nga gjashtë njësitë federale të ish RSFJ-së. Në Procesin e Berlinit merr pjesë edhe Forumi i Shoqërisë Civile, i cili po ashtu propozon nënshkrimin e marrëveshjes mbi themelimin e KOMRA-s në samitin e vitit 2018.