KOMRA rrjeti i pajtimit

REKOM

29.11.2014.

T-Portal – Çka është kontestuese në idenë e KOMRA-s?

t_t-portal.png

Kam qenë aktivist paksa më i ri me interesim për ndodhitë nga vitet nëntëdhjetë, kur pothuajse para katër vitesh për herë të parë kam dëgjuar për KOMRA-n. Së shpejti e kam kuptuar se si është fjala për shkurtesën, e cila rrjedh nga ‘komisioni rajonal”, në krijimin e të cilit ka punuar Koalicioni për KOMRA me mbi 1.600 organizata dhe individë nga i gjithë rajoni. Vet koncepti i “komisionit rajonal” nuk kishte posaçërisht shumë domethënie për mua, por kur e kam kuptuar se KOMRA do të merret me vërtetimin e fakteve mbi të vrarët, të rënët, personat e zhdukur dhe me personat e tjerë të keqtrajtuar në mënyra të tjera në të gjitha konfliktet e armatosura në periudhën prej vitit e viteve 1991 deri në vitin 2001 e kam parë rëndësinë e kësaj ideje dhe jam vënë në aksion, e fillon rrëfimin e tij mbi KOMRA-n dhe historinë e bisedimeve si dhe të kontestimeve të kësaj nisme njerëzore-të drejtësisë aktivisti i ri Sven Milekiq.

 

Photo: Pixsell , Autor: Boris Scitar/PIXSELL

Autor: Sven Milekiq

Supozoj se është i njëjti reaksion, edhe sot kur dikush për herë të parë dëgjon për KOMRA-n si dhe për “vërtetimin e fakteve”. Supozoj se një jo popullaritet publik i caktuar rrjedh si nga moskuptimi, ashtu edhe nga arsye të tjera.

Në vitin 2011 kam marrë pjesë në fushatën e tubimit të nënshkrimeve për përkrahje të KOMRA-s. Çdo ditë në mënyrë vullnetare kam shkuar në stendën e Sheshit Ban të J. Jelaçiqit në Zagreb dhe jam përpjekur për t’i bindur njerëzit për të mbështetur një ide, për të cilën kam konsideruar se ia vlen të mbështetet. Megjithëkëtë, fushata ka koinciduar me aktgjykimin dënues të shkallës së parë të gjeneralëve Ante Gotovina dhe Mlladen Markaçi. Veteranët kroat të luftës kanë protestuar në të njëjtin shesh, nja dhjetë metra larg nga ne duke kërkuar drejtësi për gjeneralët. Në të njëjtën kohë, ne kemi kërkuar drejtësi për viktimat.

Edhe pse momenti ka qenë skajshmërish i pakëndshëm, në Kroaci në tërësi janë mbledhur rreth 20.000 nënshkrime nga numri i tërësishëm prej gjysmë milioni nënshkrimesh në të gjitha, të shtatë shtetet e ish Jugosllavisë. Kemi përjetuar në Kroaci fyerje të të gjitha llojeve: na kanë quajtur “mercenar të huaj”,’ “spiunë britanik”, “komunarë”, “çetnikë” “rini pro çetnike” dhe ngjashëm. Na kanë akuzuar se po e barazojmë viktimën me agresorin, se dëshirojmë për ta relativizuar fajësinë e Serbisë për luftërat e viteve nëntëdhjetë dhe se po e fyejmë dinjitetin e luftës Atdhetare. Me këtë rast, shoqëria civile ka qëndruar anash duke na lënë neve në shënjestër të flakës. Megjithëse kjo situatë e skajshme nuk e ka pasqyruar përditshmërinë në Kroaci në fund të vitit 2014, ajo gjithsesi se tregon disa sëmundje të kësaj shoqërie. Të njëjtat komente i dëgjojmë, vetëm se në një vëllim më të vogël, edhe në fund të vitit 2014: dëgjojmë edhe për barazimin e viktimës me agresorin dhe për fyerjen e luftës Atdhetare si dhe për amnistinë e serbëve për luftërat e viteve nëntëdhjetë.

Po ashtu, ajo që e kam vënë re është kundërvënia e qytetarëve, kurse një nga ato ka qenë: përse e avokojmë vërtetimin e diçkaje që tashmë është vërtetuar? Njerëzit, fare qartazi, nuk e kanë të qartë se nuk ekziston as edhe një regjistër i vetëm, unik, emër për emër i të vrarëve, i të rënëve, i të burgosurve dhe i qytetarëve kroat të shpërngulur nga lufta në Kroaci. Këtu e kam fjalën për regjistrin e personave nga të dyja palët në konflikt.

Për viktimat civile të luftës, fatkeqësisht, as publiku e as shteti nuk brengosen. Përndryshe, viktimat civile sot në Kroaci nuk kanë pothuajse kurrfarë të drejtash, së bashku me familjet e atyre 400 fëmijëve të vrarë kroat. Për shkak të moskujdesit të tillë, viktimat civile në një numër të madh të rasteve duhet të paguajnë shuma enorme të shpenzimeve gjyqësore, sepse, duke e paditur shtetin, janë përpjekur për të arritur deri te kompensimet, të cilat i meritojnë. Dhe, për zgjidhjen e problemeve të tilla ekziston KOMRA.

Kundërvënia e dytë problematike ka qenë: për cilat viktima përcaktohet KOMRA? Disa, megjithëkëtë, kanë qenë më të saktë dhe kanë shtruar pyetjen: a po angazhohemi për viktimat serbe? Vështruar nga një perspektivë, kjo çështje mund të klasifikohet si një sukses i llojit të vet, sepse ekzistojnë viktimat edhe “nga ana tjetër”: ato serbe. Nga perspektiva tjetër, është fare e qartë se në sytë e qytetarëve, viktima si nocion nuk është njëkuptimor. Përkatësisht, disa viktima nuk e meritojnë madje as t’iu vihen emrat, as që të regjistrohet vuajtja e tyre, vdekja dhe rrethanat e tjera dhe as që të përfshihen në fundusin e dijes dhe të informacioneve, të cilat i lëmë si fakte historike për gjeneratat pas nesh. Megjithëkëtë, a nuk është racionale që një shoqëri të dëshirojë të dijë se çfarë saktësisht ka ndodhur në luftë, sa njerëz janë vrarë, sa kanë rënë, sa janë shpërngulur dhe cilët janë emrat e tyre? A do të shkaktojmë, me anë të njohjes së identitetit të njerëzve, të cilët kanë pësuar, ndonjë të keqe? A mundet ndonjë farë njohurie e re të na kthejë pas? A nuk është kjo strukturë mendore dhe/ose emotive po ajo e njëjta e cila ka konsideruar se nuk është e nevojshme të njihen dhe të shënohen se sa qytetare të Berlinit janë dhunuar pas pushtimit të qytetit ose sa italianë kanë përfunduar në “fojba” (fshirje – v. e p.) ? ose edhe më drejtpërdrejtë: a e zvogëlojnë të dhënat mbi vuajtjen e ‘tjetrit’ vuajtjen “tonë”?

Çështja e tretë ka qenë: përse komision rajonal dhe jo nacional? Përgjigjja përafërsisht është e qartë: për arsye se në luftë janë përfshirë shtete të tjera dhe shtetasit e tyre. Nuk është e mundur të vërtetohen faktet, të cilat nuk i din dhe deri tek të cilat nuk mund të arrish nëse nuk e përfshin edhe palën tjetër. Nëse shoqatat në Kroaci pothuajse 20 vite i bëjnë thirrje Serbisë për të publikuar vendet e fshehta të varrezave masive dhe dokumentacionin në lidhje me Ovçarën, si është atëherë e mundshme që Kroacia vet të arrijë deri te të dhënat e plota dhe tek faktet duke u mbështetur ekskluzivisht në burimet e veta. Nuk është e mundur të dihet, nëse shprehemi me gjuhën e bisedës, “e tërë e vërteta” nëse ajo njëmend nuk është e “tëra” dhe nëse nuk i përfshinë të gjitha palët ndërluftuese. Për këtë arsye avokohet komisioni rajonal, me të cilin asnjë shoqëri individuale nuk mund të humbas.

Ideja e KOMRA-s, si edhe e të gjitha komisioneve për të vërtetën ose për vërtetimin e fakteve, shtrihet në dy premisa. E para është se faktet janë të nevojshme, në mënyrë që shoqëritë në baza cilësore të ballafaqohen me episodet e rënda nga e kaluara e tyre. Premisa e dytë është se e drejta në të vërtetën është diçka që nuk mund t’i merret askujt, posaçërisht jo viktimave dhe / ose familjeve të tyre.

Përndryshe, të gjithë duhet ta kenë të qartë se si nuk do ta përjetojnë drejtësinë të gjitha viktimat në kuptimin ligjor. Nuk do të dënohen të gjithë kryerësit e krimeve dhe të gjitha krimet. Nuk është kjo vetëm karakteristikë e ‘luftërave tona”, por e luftërave në përgjithësi. Nuk ekziston një gjyqësor aq i fuqishëm, i cili do të procesuojë gjithçka, dhe i cili do t’i kënaq të gjitha viktimat. Shumë njerëzve, me gjasë, do t’iu shkurtohet edhe e drejta në reparacione materiale dhe jomateriale. Praktika në Kroaci këtë e ka treguar. Viktimat nuk do të kenë status ligjor dhe, së këndejmi, nuk do të marrin kompensimet në të holla ose/dhe kërkim faljen. Me gjasë, nuk do të marrin as vend në hapësirat publike dhe në politikat zyrtare të përkujtimit në formë të ngjarjeve përkujtimore, të përmendoreve ose të qendrave përkujtimore; me gjasë nuk do ta marrin vendin e tyre as edhe në tekstet shkollore.

Për këtë arsye, e vetmja gjë që mund ta bëjmë si pjesëtarë të këtyre shoqërive, është që të mos ua shkurtojmë të drejtën në të vërtetën dhe të drejtën për ta treguar rrëfimin e tyre. Disa dëshmi do të jenë të “padobishme” në kuptimin profesional, sepse nuk do ta japin lidhjen konsistente shkak-pasojë, e cila kërkohet në zbërthimet shkencore. Dhe nuk është thelbësore që dëshmitë e tilla nuk do të na shërbejnë “neve” që jemi të pangarkuar me barrën e luftës, por vetëm “atyre”, të ngarkuarve. Ata kanë të drejtë në këtë. E pakta në këtë.

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.