Lajme

Thirrje për aktivistë në kampanjën e KOMRA ne Kosove

t_REKOM-znak-mali

Nese do qe te marresh pjese ne rrjetin me te madh te te rinjve ne Kosove dhe rajon perfitosh pervoja te reja, dituri dhe shoke,duke luftuar per nje qellim human te dish me shume rreth punes ne grupe, organizimit te fushatave dhe paraqitjes publike.

Nëse mendon se është e rëndësishme më në fund të vërtetohen faktet për të gjithë krimet e luftës në ish Jugosllavi familjet e të zhdukurve të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre  krimet e tilla të mos përsëriten më. Jo-Qeveritare Integra, me seli në Prishtinë fton që të angazhojë studente, aktiviste, apo anëtarë të asociacioneve të profileve të ndryshme në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve  për themelimin e KOMRA-s, Komisioni rajonal që duhet të vërtetojë faktet rreth krimeve të luftës, thyerjeve tjera të rënda  të të drejtave të njeriut të kryera në ish Jugosllavi prej vitit 1991 e deri më 2001.

Mijëra të rinj nga rajoni do të jenë bartës të një fushate tejet të madhe e cila njëkohësisht do të ndërmerret në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë. Fushata për KOMRA deri më sot ka për të qenë rrjetëzimi më i madh i të rinjve nga rajoni.
Dhjetë vite pas përfundimit të konflikteve të armatosura në ish Jugosllavi:

•    në asnjë shtet nuk është finalizuar lista e atyre që u vranë në luftë
•    më shumë se 16.000 persona ende konsiderohen si të zhdukur
•    me numrat e të vrarëve shpesh manipulohet për qëllime politike
•    viktimat janë të margjinalizuara, zërat e tyre rallë dëgjohen në publik

Këto dhe shumë arsye tjera kanë çuar më shumë se 400 shoqata të viktimave, të zhdukurve, të burgosurve, gazetarëve, organizata për të drejtat e njeriut dhe 300 individë dhe mbi 300 OJQ, nga të gjitha kombësitë dhe perkatesite fetare nga ish Jugosllavia, të mbledhur bashkë në Koalicionin për KOMRA, që të avokojnë për krijimin e komisionit të pavarur ndërshtetërorë.

Gjatë muajve maj dhe prill në të gjitha vendet pasuese të ish Jugosllavisë do te mblidhen nënshkrime për themelimin e KOMRA-së. Kjo do të jete nisma e parë e ndërmarrë  njëkohësisht në të gjitha shtetet pasuese të ish Jugosllavisë, prej fundit të konfliketeve të armatosura.

Si pjesë më e rëndësishme e fushatës, mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të kenë rastin të përfitojnë përvoja të shkëlqyeshme duke punuar në mbledhjen e nënshkrimeve, në konferencat për gazetarë, në ngjarjet publike… Do të kenë rastin që të zhvillojnë aftësi të reja , nëpërmjet punës në grupe dhe paraqitjes publike, të njoftojnë të rinj nga qytete tjera  dhe vende tjera të rajonit , dhe të përfitojnë përvojë në organizimin e fushatave të mëdha.

Të gjithë të interesuarit në fushatën për mbledhjen e nënshkrimeve në tërë Kosovën munden të lajmërohen duke dërguar një CV të shkurtë(Curriculum Vitae) apo letër motivuese/interesi deri më 17 Prill 2011 në e-mail adresën ngo.integra@gmail.com. Për informata më të hollësishme mund të kontaktohet në numrin 038 246 717 apo të vizitojnë faqen elektronike www.ngo-integra.org

Mbledhësit e nënshkrimeve/aktivistët do të jenë të obliguar ti grumbullojnë 700 nënshkrime në rajonin e tyre të paracaktuar. Periudha për grumbullimin e nënshkrimeve do të jetë rreth 6 javë, duke filluar nga 26 Prill 2011.
Aplikuesit e përzgjedhur do ti nënshtrohen nënshkrimit të kontratës me organizatën Integra, kontratë kjo e cila do ti përcaktojë përgjegjësitë e të dyja palëve.

Nënshkrimet e mbledhura do ti dorëzohen të gjithë parlamenteve në rajon, duke ia bashkangjitur edhe Statutin e komisionit.