Logo REKOM - Trcim za rekom

Promovimi i KOMRA-s me anë të aktiviteteve sportive

Në muajin korrik të vitit 2013 është filluar me përgatitjet për pjesëmarrje në gjysmë-maratona në B dhe H dhe në Kroaci dhe në maratona në Mal të Zi e në Slloveni me shtypjen e trikove, të shenjave në formë rrethore të silikonit dhe me slogane me nënshkrimin “Vrapoj për KOMRA-n” si dhe me broshura mbi procesin KOMRA në gjuhët e BKSM dhe atë sllovene. DTPK BH në fillim të shtatorit ka organizuar dy aksione të rrugës (në datën 7 dhe 14 shtator të vitit 2013), duke iu bërë thirrje qytetarëve që në datën 15 shtator të vitit 2013 në Sarajevë të marrin pjesë në vrapimin „Vrapoj për KOMRA-n “, në kuadër të „Vrapimit të kënaqësisë“ në pesë kilometra. Në vrapimin „Vrapoj për KOMRA-n“ kanë marrë pjesë 15 aktivistë të Koalicionit për KOMRA nga Serbia dhe rreth 150 pjesëmarrës nga B dhe H. Trikot me nënshkrimin „KOMRA“ i kanë mbajtur rreth 170 pjesëmarrës në gjysmë-maratonën në Sarajevë. Erol Mujanoviqi, drejtor i maratonës sarajevase ka vlerësuar se manifestimi është zhvilluar në shenjë të përkrahjes të Nismës për KOMRA. Aksioni „Vrapoj për KOMRA-n” është prezantuar në datën 21 dhe 28 shtator të vitit 2013 në Sheshin e Bane Josip Jelaçiqit në Zagreb. Në vrapimin e qytetarëve, në kuadër të manifestimit “Maratona zagrebase” e datës 13 tetor të vitit 2013, rreth 100 pjesëmarrës kanë mbajtur trikot me mbishkrimin “Vrapoj për KOMRA-n”. Në Lubjanë dhe në Podgoricë, aksioni „Vrapoj për KOMRA-n“ është zhvilluar në kuadër të maratonave lokale, në datën 27 tetor të vitit 2013. Në Podgoricë, pjesëmarrësit e shkollave të mesme kanë vrapuar duke i mbajtur veshur trikot me mbishkrimin „Vrapoj për KOMRA-n“.

Vrapoj për KOMRA-n – Prishtinë, 11.05.2014.