t_REKOM-znak-mali
Në Kuvendin e Katërt të Koalicionit për KOMRA të mbajtur në Beograd më 26 mars 2011, delegatët e pranishëm me dy të tretat e votave miratuan Draft Statutin e KOMRA-s. Në këtë formë ai do të dorëzohet për miratim të gjitha parlamenteve në regjion.
Hapi i ardhshëm i Koalicionit është fushata e marrjes së përkrahjes së gjerë të publikut, që nënkupton mbledhjen e një milion nënshkrimeve të përkrahjes. Këtë fushatë do ta udhëheqë në gjithë regjionin Nisma e t Rinjëve për të drejtat e njeriut.
Këto nënshkrime së bashku me Propozim Statutin e KOMRA-s do t’i dorëzohen parlamenteve të të gjitha shteteve në regjion me kërkesë që këto trupa miratojnë ligjet e nevojshme.
Deri tek miratimi nga ana e parlamenteve Koalicicioni do të vazhdojë të avokojë Nismën për themelimin e KOMRA-s para të gjitha qeverive, partive politike dhe para të gjitha institucioneve të rëndësishme në shoqëritë e regjionit.