Lajme

U organizuan konsultimet rajonale me shoqatat dhe familjet e viktimave në lidhje me Draft Statutin e KOMRA-s

t_REKOM-znak-mali
Prishtinë, 17 dhjetor – Në prani të më shumë se shtatëdhjetë përfaqësuesve të shoqatave dhe familjeve të viktimave nga hapësira e ish-Jugosllavisë, në Prishtinë u organizuan konsultimet rajonale në lidhje me Draft Statutin e Komisionit të ardhshëm Regjional për konstatimin dhe bërjen publike të fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve tjera të rënda të drejtave të njeriut në hapësirën e ish-Jugosllavinë (KOMRA).
Lush Krasniqi anëtar i familjes së viktimave nga Kosova deklaroi se pozicioni i KOMRA-s sot është më i përshtatshëm ngaqë është arritur qëllimi i dëshiruar. :Draft Statuti i KOMRA-s është i shkëlqyeshëm dhe mirë i analizuar në të gjitha çështjet profesionale dhe juridike“, tha ai dhe theksoi se „ky Draft Statut është i barabartë dhe i pranueshëm për të gjithë“.
Snezhana Zdravkoviq nga Shoqata e familjarëve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë dhe Metohi tha se me prezencën e saj të vazhdueshme në konsultime, anëtarët e Shoqatës përkrahin punën e Koalicionit për KOMRA për shkak se familjet e viktimave në këtë mënyrë kanë mundësinë që në mënyrë të hapur të flasin për viktimat. „Në mënyrë që unë të mund të flas për viktimat e mija duhet të dëgjoj dhe kuptoj viktimat e tjera“, tha Snezhana Zdravkoviq duke shtuar se KOMRA dëshiron të bëjë diçka që shtetet përkatësisht qeveritë deri më tani nuk kanë bërë që të pranojnë viktimat e veta njëjtë sikur viktimat e tjera.
Munira Subashiq nga Shoqata qytetare Lëvizja e Nënave të enklavave nga Srebrenica dhe Zhepa nga BeH gjatë konsultimeve deklaroi: „Ne i japim përkrahje të madhe KOMRA-s për shkak se KOMRA mund të bëjë shumë më shumë se sa individët. Edhe individët edhe shoqatat individualisht“.
Nora Ahmetaj anëtarë e Këshillit Koordinues të Koalicionit për KOMRA para të pranishmëve prezantoi qëllimet dhe detyrat e KOMRA-s. Sipas Draft Statutit qëllimet dhe detyrat e komisionit do të jenë: të konstatojë fakte mbi krimet e luftës dhe shkeljet e rënda të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi në periudhën kohore nga 1 janari 1991 e deri më 31 dhjetori 2001. Pastaj, që kontribuojë që elitat politike dhe shoqërore pranojnë faktet mbi krimet e luftës si dhe që viktimat të jetësojnë të drejtat e tyre, por që edhe krimet të mos përsëriten.
Komisioni, sipas draft statutit do të kishte detyrë që të mbledhë të dhëna mbi shkeljet e drejtave të njeriut dhe krimeve të luftës, mbi fatin e të zhdukurve, mbi vendet e burgosjes. Pastaj, që të përgatisë inventarizimin e humbjeve njerëzore dhe të organizojë dëgjime publike mbi krimet e luftës si dhe të përgatisë, publikojë dhe të prezantojë raportin për të këtë gjë.
Anëtarja e Këshillit Koordinues Natasha Kandiq tha se periudha kohore i cili është paraparë për hetim i komisionit nuk përfshinë disa ngjarje siç janë ngjarjet e marsit në Kosovë. Ekzistojnë dy mundësi të periudhës kohore të cilat Komisioni duhet t’i hetojë kur janë në pyetje rrethanat politiko-shoqërore, të fillohet nga viti 1980 dhe e dyta që periudha kohore të mos ekzistojë por të punohet pavarësisht nga rrethanat shoqërore dhe historike të kaluarës por pa konstatim të fakteve.
Gjatë konsultimeve u propozua që të themelohet edhe fondi regjional për viktima si dhe përveç dëshmive publike të cilat do të emetoheshin në televizionet publike, të përgatitet libri i dëshmive të viktimave të cilat do t’i shërbenin gjeneratave të ardhshme.