05Fushata e parë mediale përmes së cilës nisma për KOMRA i është prezantuar publikut të gjerë në rajon. Aktivitetet promovuese filluan më 1 qershor 2010, njëkohësisht në Banja Lluka, Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë e Zagreb, dhe shumë shpejt u përhapën edhe në qytetet tjera. Që nga shtatori, në fushatë u përfshinë edhe qytetet në Slloveni e Maqedoni.

Anembanë rajonit dhe gjatë gjithë vitit u transmetuan spotet (me regji të Milutin Petrović-it dhe Slobodan Šijan.it), xhinglet, dhe u shpërndanë fletushkat si dhe materialet promovuese me anë të të cilave u prezantua ideja për themelimin e komisionit rajonal (Pse KOMRA), ndërsa publiku u ftua ta mbështesë atë (KOMRA – Jepni nënshkrimin!).

U formua edhe ekipi rajonal për marrëdhënie me publikun, i cili merret me informimin e anëtarëve dhe anëtareve të Koalicionit për KOMRA, informimin e mediave dhe të publikut mbi të gjitha ngjarjet në kuadër të Procesit KOMRA, përmes avokimit publik dhe mbledhjes së nënshkrimeve të mbështetjes për themelimin e KOMRA-s. Ekipi rajonal i nismës KOMRA edhe sot kryen detyra të njëjta.

Në kuadër të kësaj fushate mediale u lansua uebfaqja www.zarekom.org, ku mund të gjenden të gjitha informacionet relevante lidhur me nismën KOMRA, si dhe u hap profili në Facebook, Za rekom Për comra For recom. Si uebsajti ashtu edhe FB profili kanë opsione për t’iu bashkuar online Koalicionit për KOMRA.

Fotografitë/inserterët e fushatës

Reportazhet e zgjedhura nga fushata

Fjalimi përshëndetës i Nataša Kandić-it në promovimin e fushatës më 1 qershor 2010 (është në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC)


info heading

info content