08.02.2007.
Forumi i Dytë Rajonal për drejtësi tranzicionale
Zbardhja e të vërtetës mbi krimet e luftës dhe konfliktet
Forumi i Dytë Rajonal për drejtësi tranzicionale për zbardhjen e të vërtetës mbi krimet e luftës dhe konfliktet është organizuar nga Documenta, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Qendra Kërkimore Dokumentuese. Debati është zhvilluar në sesionet ku janë trajtuar temat e rëndësisë të të dhënave në zbardhjen e të vërtetës, e rolit të proceseve gjyqësore për krimet e luftës në tregimin e të vërtetës, e qasjes rajonale në tregimin e të vërtetës dhe fakteve, e zbardhjes të së vërtetës nga perspektiva e viktimës, e shprehjes artistike dhe tregimit të së vërtetës, e praktikave të ballafaqimit me të kaluarën në trupat ligjdhënëse dhe e rëndësisë së arkivës së Hagës. Më shumë se 300 pjesëmarrës nga vendet postjugosllave – përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, shoqatave të viktimave dhe të familjeve të të zhdukurve, organizatat e avokatëve, të Tribunalit të Hagës, të Qendrës Ndërkombëtare për drejtësi tranzicionale, gjykatës, prokurorë, artistë dhe gazetarë – kanë debatuar, për të parën herë në Kroaci, mbi instrumentet për zbardhjen e të së vërtetës mbi të kaluarën.
Forumin e ka hapur Kryetari i Kroacisë Stjepan Mesić, i cili i dha përkrahje të fuqishme zbardhjes së fakteve në nivelin rajonal.
Mbi Forumin kanë informuar këto mediume: TV Jadran, Nova TV, HRT1, Globus, Novi list, Jutarnji list, Večernji list, Slobodna Dalmacija.
Forumi i Dytë Rajonal për drejtësi tranzicionale
Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM