t_II-Forum-1

 

 

 

 

 

 

Zbardhja e të vërtetës mbi krimet e luftës dhe konfliktet

 

Zagreb, Kroaci
8-9 shkurt 2007.

Forumi i Dytë Rajonal për drejtësi tranzicionale për zbardhjen e të vërtetës mbi krimet e luftës dhe konfliktet është organizuar nga Documen­ta, Fondi për të Drejtën Humanitare dhe Qendra Kërkimore­ Dokumentuese. Debati është zhvilluar në sesionet ku janë trajtuar temat e rëndësisë të të dhënave në zbardhjen e të vërtetës, e rolit të proce­seve gjyqësore për krimet e luftës në tregimin e të vërtetës, e qasjes rajonale në tregimin e të vërtetës dhe fakteve, e zbardhjes të së vërtetës nga perspek­tiva e viktimës, e shprehjes artistike dhe tregimit të së vërtetës, e praktikave të ballafaqimit me të kaluarën në trupat ligjdhënëse dhe e rëndësisë së arkivës së Hagës. Më shumë se 300 pjesëmarrës nga vendet post­jugosllave – përfaqësues të orga­nizatave për të drejtat e njeriut, shoqatave të vikti­mave dhe të familjeve të të zhdukurve, organizatat e avokatëve, të Tribunalit të Hagës, të Qendrës Ndërkombëtare për drejtësi tranzicionale, gjykatës, prokurorë, artistë dhe gazetarë – kanë debatuar, për të parën herë në Kroaci, mbi instrumentet për zbardhjen e të së vërtetës mbi të kaluarën.

Forumin e ka hapur Kryetari i Kroacisë Stjepan Mesić, i cili i dha përkrahje të fuqishme zbardhjes së fakteve në nivelin rajonal.

Mbi Forumin kanë informuar këto mediume: TV Jadran, Nova TV, HRT1, Glo­bus, Novi list, Jutarnji list, Večernji list, Slobodna Dalmacija.

Forumi i Dytë Rajonal për drejtësi tranzicionale

Galeri

 

Videoja është në dispozicion vetëm në gjuhët BKSM