Koalicioni për KOMRA është rrjet i organizatave të shoqërisë civile nga shtetet post Jugosllave të cilat zotohen për themelim e...
Koalicioni për KOMRA është rrjet i organizatave të shoqërisë civile nga shtetet post Jugosllave të cilat zotohen për themelim e KOMRA-së –
Komisionit Rajonal për dokumentimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në territorin e ish- RSFJ-së, nga 1 Janari 1991 deri me 31 Dhjetor 2001.
Koalicioni është formuar me 28 Tetor të vitit 2008 në Prishtinë, Kosovë në kuadër të forumit të katërt për drejtësi tranzicionale, me vendimin e 100 organizatave joqeveritare për të drejtat e njeriut, organizata të rinjëve dhe shoqata të familjarëve të të zhdukurve dhe ish viktimave të llogoreve, pjesëmarrës/pjesëmarrëse të këtij forumi. Deri në fund të vitit 2014, Koalicioni për KOMRA ka numëruar më shumë se 2050 organizata joqeveritare dhe individë. Të gjithë ndajnë mendimin se vetëm në mënyrë të përbashkët, qasja rajonale në vërtetimin e fakteve mund të sigurojë një përshkrim historik gjithëpërfshirës mbi atë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën.
Koalicionin për KOMRA-n e udhëheq
Kuvendi i anëtarëve të Koalicionit. Përkrahje teknike dhe profesionale Koalicionit ja ofron
Këshilli Rajonal, me të cilin udhëheq koordinatorja e projektit/procesit KOMRA Natasha Kandiq, në përbërje të cilit janë përfaqësues të dhjetë organizatave joqeveritare nga shtete post Jugosllave, të cilat janë poashtu
organizata Partnere në projektin KOMRA: Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Iniciativa e të rinjëve për drejtën të njeriut në Serbi, Iniciativa e të rinjëve për të drejta të njeriut në Kroaci, Shoqata për të drejtësi tranzicionale, përgjegjësi dhe përkujtim në BeH, Qendra për demokraci dhe drejtësi tranzicionale (B dhe H) Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Qendra për edukim qytetar (Mali i Zi), Qendra për hulumtim dhe krijim të politikave (Maqedoni) dhe Qendra për hulumtim të religjionit, politikës dhe shoqërisë (Serbi).
Statuti i Koalicionit për KOMRA
Statuti i Koalicionit për KOMRA është miratuar në Kuvendin e anëtarëve të mbajtur në Zagreb, me 15 Tetor të vitit 2010, ndërsa
Ndryshimet dhe përmirësimet e Statutit të Koalicionit janë pranuar në Kuvendin e Koalicionit për KOMRA të mbajtur në Sarajevë me 26 Qershor të vitit 2011.
Anëtarët e këshillit Rajonal të Koalicionit për KOMRA