KOMRA rrjeti i pajtimit

Podrzavam REKOM-bilbord

17.11.2014.

Të deleguarit për KOMRA

Kryetari Kroacisë, Ivo Josipoviqi e ka emëruar Zllata Gjurgjeviqin, profesoreshë e rregullt e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Zagrebit, në datën 25 janar të vitit 2013;

kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka emëruar Luben Arnaudoskin, zëvendës i sekretarit të përgjithshëm për çështje ligjore dhe organizative në kabinetin e tij, në datën 25 janar të vitit 2013;

kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviqi e ka emëruar dekanin e Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë, profesoreshën Sonja Tomoviq-Shundiqin, këshilltare e presidentit në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, në datën 28 janar të vitit 2013;

presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka emëruar Selim Selimin, këshilltarin e saj personal, në datën 25 mars të vitit 2013;

anëtari i Presidencës së B dhe H, Zheljko Komshiqi e ka emëruar Goran Mihajloviqin, jurist, oficer për ndërlidhje me Tribunalin e Hagës në datën 25 mars të vitit 2013, kurse anëtari i Presidencës së B dhe H, Bakir Izetbegoviqi e ka emëruar nënkryetarin e Sarajevës, juristin Aljosha Çamparën për të dërguarin e tij personal në datën 21 shkurt të vitit 2013.

Kryetari i Serbisë, Tomisllav Nikoliqi e ka emëruar Sinisha Vazhiqin, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Beograd, të dërguar të tij personal në datën 30 qershor të vitit 2013.

Të deleguarit për KOMRA e përfunduan mandatin e tyre më 28.10.2014. Gjatë një viti, me punën e tyre të përbashkët dhe konsultime me presidentë e anëtarë të Presidencës së BeH të cilët i deleguan, ata kanë bërë Ndryshime të Statutit të KOMRA-së të cilat, sipas mendimit të tyre, paraqesin mundësi ligjore dhe kushtetuese për themelimin e KOMRA-së.

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.