KOMRA rrjeti i pajtimit

IMG_8896

15.11.2014.

Marica Šeatović

Marica Šeatović nga Novska në Kroaci. Bashkëshorti i saj Mihajlo u vra më 21 nëntor 1991, ku u vra edhe çifti bashkëshortor Išo dhe Sajka Rašković-i, si dhe Ljubomir Vujić-i, të gjithë në shtëpinë e familjes Rašković. Këta i vranë pjesëtarët e ushtrisë kroate të Brigadës së parë të rojeve „Tigrat“, të cilët u liruan nga përgjegjësia penale. Marica Šeatović-i është njëra nga viktimat të cilat i inicuan paditë private për dëmshpërblim kundër Kroacisë, por e humbën rastin dhe tani duhet të paguajnë shpenzime të mëdha gjyqësore. Përkundër asaj përvoje ajo kurrë nuk u largua nga Kroacia, e as nga Novska, dhe sot e kësaj dite jeton në adresën e njëjtë sikur para lufte.

„T’ju them, unë kam shkuar në të gjitha dëgjimet dhe ai që i kalon të gjithë ato gjykata në cilindo shtet nga këto që janë formuar rishtazi… Mendoj se vetëm ata njerëz që janë të fortë, të vullnetit të qëndrueshëm, mund ta përballojnë këtë. Për të gjitha padrejtësitë që ju bëjnë në ato gjykata, kur fajtorët apo urdhërdhënësit e tyre gënjejnë, ju gënjejnë në sy, ju këtë thjesht nuk mund ta duroni. Kjo është e pashembullt. Në fund, në gjykimin e përsëritur, të dy të akuzuarit u liruan. Edhe ky që u dënua në mungesë (…) Tani ky është verdikt i plotfuqishëm, nuk e kam lexuar, por kryesisht gjykatësi në njëfarë mënyre e ka arsyetuar se, megjithatë, shteti kroat është fajtor, sepse prindërit e mi i vranë ushtarët kroatë. Dhe aty kam, të themi ashtu, njëfarë satisfaksioni”.

Për përvojën e saj foli në kuadër të sesionit të Dëshmive të viktimave në Forumin X për Drejtësinë Tranzicionale, në nëntor të vitit 2014.

Marica dëshmoi edhe në Forumin IV për Drejtësinë Tranzicionale në Prishtinë, më 28 – 29 tetor të vitit 2008.

Dëshmia është në dispozicion vetëm në gjuhët BHSC.

Svedočenje Marica Šeatović

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.