20.03.2010.
Zorica Marković
Zorica Marković u lind në Ilijaš, afër Sarajevës. Bashkëshorti i saj, ushtar sipas kontratës, vdiq gjatë kohës së luftës. Kur me kushërinjtë dhe fëmijët e saj u nis në varrimin e tij, ra në pritë të Armatës së BeH në rrethinën e Pal-it. Ajo u plagos rëndë, ndërsa nga 15 njerëzit në atë grup, vetëm pesë mbijetuan. Ndër të vrarët ishte edhe vëllau i saj. Ajo sot jeton në Bijeljina, ku ka ikur në vitin 1996.
Ajo dëshmoi në kuadër të sesionit „Dëshmitë publike të viktimave “ në Forumin VI Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale të mbajtur më 20 dhe 21 mars 2010, në Novi Sad, në hotelin Park.
“Të gjithë ato rrëfimet tona janë të trishta e plot dhimbje dhe ne e kemi përjetuar gjithë këte… Viktimat janë të gjithë viktima, nëna e çdokujt qan. Pra, nuk ka ndarje. Nëse viktima është viktimë, le ta dëshmojmë të vërtetën, të shohim gjithçka që ka ndodhur. Dhe kushdo që ka kryer krime le të përgjigjet. Të mos anojmë nga nacionalitetet. Të mos i shikojmë as këta as ata, por se të gjithë jemi viktima ata që jemi viktima. Dhe ligji të jetë i njëjtë për të gjithë, dhe të gjithë të përgjigjen barabartë.”
Dëshmia është në dispozicion në gjuhën boshnjake.