KOMRA rrjeti i pajtimit

Pune ruke prošlosti

10.12.2014.

Fushata e mbledhjes së nënshkrimeve

Banjaluka, Beograd, Podgorica, Priština, Sarajevo, Zagreb

Pune ruke prošlosti

Fushata e mbledhjes së nënshkrimeve të mbështetjes për themelimin e komisionit rajonal, KOMRA – Jepni Nënshkrimin! filloi më 26 prill 2011 dhe zgjati deri më 30 qershor 2011, me aktivitete të cilat njëkohësisht zhvilloheshin në Podgoricë (aksioni Shkrirja rajonale) në Beograd e Zagreb (aksionet në rrugë Duart plot me të kaluarën), në Sarajevë e Banja Lluka, Prishtinë, Ljubljanë e Shkup. Nënshkrimet u mblodhën edhe në qytetet tjera në mbarë ish Jugosllavi.

Koordinimin rajonal të fushatës e bëri Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Kroaci e Serbi, ndërsa në secilin nga shtetet rajonale fushatën e koordinuan organizatat lokale, kryesisht ato të cilat tubojnë aktivistë/e të rinj/reja – në Kosovë ky ishte grupi rinor Integra, në Maqedoni Mladinski obrazovni forum – MOF, në Slloveni Zavod Akademija naprednih idej, në BeH PRONI i Omladinski resursni centar, dhe në Mal të Zi Centar za monitoring – CEMI.

Aktivistët dhe aktivistet anembanë rajonit për më shumë se dy muaj zhvilluan aksione në kuadër të të cilave qytetarëve/qytetareve u spjegonin arsyet për themelimin e KOMRA-s, dhe i ftonin që të jepnin nënshkrimet. Në të njëjtën kohë, mediat raportonin intenzivisht rreth aksioneve dhe ngjarjeve në kuadër të fushatës, në mesin e të cilave ishin edhe takimet e përfaqësues(e)ve të Koalicionit për KOMRA me përfqësuesit/et e pushteteve të të gjitha shteteve, apo nënshkrimet mbështetëse të cilat i drejtonin personalitetet publike nga të gjitha sferat e jetës publike.

Në mesin e personaliteteve tue njohura të cilat publikisht i ofruan mbështetje Nismës KOMRA në kuadër të kësaj fushate, ndët të tjerë janë edhe: Mirsad Kebo, Sulejman Tihić, Alija Behmen, Salmir Kaplan, Besima Borić, Ivan Lovrenović, Dino Mustafić, Danis Tanović, Živko Budimir, Svetozar Pudarić, Sadik Ahmetović, Slaven Kovačević, Admil Mulalić, Armin Halitović, Obren Petrović, Albin Muslić, Nermin Ogrešević, Rifet Dolić, Kenan Keserović, Dennis Gratz, Martin Raguž, Lidija Korać, Ferida Duraković, Ermin Bravo, Haris Pašović, Željko Komšić, Jelena Trivan, Bojan Pajtić, Oliver Ivanović, Čedomir Jovanović, Goran Svilanović, Miljenko Jergović, Slavica Đukić Dejanović, Vojin Dimitrijević, Biljana Cincarević, Biljana Srbljanović, Mirjana Karanović, Rada Trajković, Ferid Agani, Vlatko Gojcev, Danilo Türk, Pavel Gantar, Zdenka Čebašek Travnik, Jelko Kacin, Tanja Fajon, Igor Lukšić, Filip Vujanović, Hašim Tači, Isa Mustafa, Ardijanom Gjini, Slobodan Uzelac, Željko Sabo, Edi Štifanić, Damir Jelić, Franko Vidović, Davor Vlaović, Mirela Holy, Šime Lučin, Ingrid Antičević Marinović, Josip Leko, Nenad Stazić, Karolina Leaković, Damir Kajin, Ratko Gajica, Stjepan Mesić, Slobodan Šnajder, Šandor Egereši, Judita Popović, Aleksandra Jerkov, Žarko Korać, Shaip Kamberi, Vesna Martinović, Zoran Jakovljević, Nemanja Delić, Saša Vučinić, pastaj, kryetari i Partisë Liberale Demokratike Čedomir Jovanović, Nenad Čanak, Riza Halimi, Mlađan Dinkić, Vuk Drašković, Rodoljub Šabić, e shumë të tjerë.
Gjatë kësaj fushate u mblodhën më shumë se 500.000 nënshkrime. Aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve po vazhdon.

Fletushkat e fushatës KOMRA – Jepni Nënshkrimin!

TV spotet KOMRA – Jepe Nënshkrimin! (regjia Slobodan Šijan)

Press clipping

Qasja

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.