26.04.2009.
OJQ dhe shoqatat e viktimave –Srebrenicë, B dhe H-26.04.2009.
2009, B dhe H, Konsultimet lokale, OJQ, Shoqatat e viktimave26 prill 2009
Konsultat e dyta ne radhë në Bosnje e Hercegovinë i organizoi Forumi i Qytetarëve të Tuzllës. Në punime morën pjesë 35 përfaqësues të shoqatave të viktimave dhe të anëtarëve të familjeve të të vrarëve, të shoqatave lokale joqeveritare, një për- faqësues i shoqatës së të rinjëve, një studente dhe një gazetare. Në konsulta mori pjesë edhe imami i Srebrenicës. Pjesëmarrësit kryesisht ishin nga Srebrenica, Bratunci dhe Zvorniku, dhe një për- faqësues i viktimave nga Vlasenica. Fjala hyrëse u mbajt nga Vesna Teršelič (Documenta, Kroaci), Bogdan Ivanisević (Qendra Ndërkombëtare për Drejtësinë në Transicion) dhe Branko Todoro- vić (Këshillimi Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republika Srpska, BH), ndërkaq takimin e udhëhoqi Vehid Šehić (Forumi i Qytetarëve të Tuzllës, BH). Fjalimin inaugurues e mbajti edhe Amir Kulagić (anëtar i Këshillit Koordinues, Srebrenicë, BH). Raportuan Press, SAN, Dnevni Avaz, Oslobođenje, Dnevni List, Nezavisne Novi- ne, Tuzlanski List, BHT1 dhe FTV.