11.04.2009.
Shoqatat e viktimave, personat e kthyer dhe OJQ –Bijeljinë, B dhe H-11.04.2009.
2009, B dhe H, Konsultimet lokale, OJQ, Shoqatat e viktimaveKonsultat e para lokale në Bosnje dhe Hercegovinë i organizoi organizata joqeveritare Kthimi dhe mbijetesa e qëndrueshme. Në konsultat morën pjesë 26 përfaqësues të organizatave joqeveritare, kryesisht të shoqatave të viktimave dhe të sho- qatave tjera të qytetarëve. Tre nga të pranishmit kanë qenë gazetarë dhe njëkohësisht aktivistë të organizatave joqeveritare. Në konsultat mor- ri pjesë edhe përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Bijelinë. Konsultat i ka vëzhguar përfaqësuesi i Misionit të Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), zyra në Bijelinë. Fjalët hyrëse mbajtën Vehid Šehid (Forumi qytetarëve i Tuzllës, BH), Salem Čorbo (Kthimi dhe mbijetesa e qëndrueshme, BH), Nataša Kandid (Fondi për të Drejtën Humanitare, Serbi), dhe Bogdan Ivaniševid (Qendra ndërkombëtare për drejtësi tranziciona- le). Lajme për konsultat kanë botuar gazeta ditore Avaz, EuroBlic, RTRS, RTV BN.