16.11.2014.
Ljubiša Filipović
Ljubiša Filipović, person i zhvendosur nga Kosova, jeton në Malin e Zi.
„Unë kam arritur që, përmes ndihmës së Fondit të Britanisë së Madhe, në Prizren të ndërtohen dhjetë shtëpi për të kthyerit. Ato shtëpi u ndërtuan në themele të vjetra, por në ato shtëpi edhe sot e kësaj dite nuk janë vendosur njerëzit. Nuk ka liri të lëvizjes, askush nuk u garanton siguri, nuk kanë punësim dhe njeriu nuk mund të mbijetojë dhe të jetojë poshtë. Duhet punuar për pajtim, për kthim, për kthim të përhershëm.
Besoj se, para së gjithash, së pari duhet të vijë deri te pajtimi në mesin e popullit, dhe vetëm atëherë do të jetë i mundur kthimi. Përndyrshe, nuk ka mënyrë tjetër.
Ljubiša Filipović-i dëshmoi në Forumin X Rajonal për Drejtësinë Tranzicionale në Beograd, më 15 dhe 16 nëntor 2014.
Video incizimi dhe transkripti janë në dispozicion vetëm në gjuhën serbe.