28.04.2016.
Në Drenas është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është shënuar “Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve”. Me rastin e shënimit të kësaj dite, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Komunën e Drenasit dhe shoqatat familjare të personave të zhdukur, organizuan Tubimin Qendror, të mbajtur në Drenas, në nderim dhe kujtim të të gjithë të pagjeturve për fatin dhe vendndodhjen e të cilëve nuk dihet ende, dhe familjeve të tyre që vazhdojnë te jetojnë në pritje për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.
Të pranishmëve në këtë ceremoni, familjarë, përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, shoqatave të dala nga lufta, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një fajlë rasti, iu drejtua Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, e cila në fillim të fjalë së saj, theksoi:
“Jam këtu që së bashku me ju, edhe njëherë, me shumë dhembje dhe ankth të shënojmë Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve. Plagë kjo, e cila vazhdon të rëndojë në shpirtrat tonë dhe mendjet tona, si një prej dhembjeve më të thella, plagëve me të thella që la lufta dhe gjenocidi serb ndaj popullit shqiptar në Kosovë, në periudhën e luftës së fundit”
Ky tubim po mbahet sot në Drenas dhe ka një simbolikë të veçantë sepse të pagjeturit të cilët u identifikuan nga hulumtimet në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi janë kryesisht nga Drenasi dhe Skenderaj. Varreza masive e Rudnicës e zbuluar plotë pesëmbëdhjet vjetë pas lufte dëshmoi një gjenocidë të dyfishtë sepse Serbia jo vetëm që vrau shqiptarë por u përpoqë që ti humb gjurmët duke ngritur një ndërtesë mbi këtë varrezë masivë. Mirëpo, ne do të angazhohemi që e vërteta mbi gjenocidin serb në Kosovë të zbardhet plotësisht, ndërsa si udhëheqje sigurojmë popullin se kurr ma nuk do të përsëritet kjo histori tragjike.
“Më lejoni të iu them, se sot në gjithë botën shënohet kjo ditë, sepse tragjeditë e popujve nuk kanë të ndalur. Dhe ne sot i bashkohemi dhembjes së gjithë atyre familjarëve në gjithë ato vende ku kanë ndodhur gjenocidet dhe tragjeditë , dhe se kjo çështje nuk është zgjidhur edhe për ata”- tha, znj. Tahiri.
Me këtë rast, Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, theksoi përkushtimin dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës dhe akterëve tjerë vendor e ndërkombëtar, për ndriçimin e fatit të te pagjeturve, dhe shtoi:
‘Si Qeveri e Republikës së Kosovës, dëshirojë të iu garantojë përkushtimin tonë maksimal që nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie. Dhe që secili i pagjetur dhe gjithë familjarët që janë në pritje për shumë vite per zbardhjen e fatit të të pagjeturve, më në fund të kenë informacionet. Dhe më këtë rast dëshirojë të vlerësojë punën e madhe që po bëhet si nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturi, si nga Asociacionet dhe Shoqatat e Familjeve të te Pagjeturve , Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, partnerët tjerë ndërkombëtar, në këtë rast Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, EULEX-i që këto ditë mori edhe një mision të vecantë, marrjes së mbetjeve mortore, një pjesë të mbetjeve mortore nga Rudnica e Rashkës, në Serbi, si dhe shumë punë tjera në kuadër të këtij dialogu që po bëhet në mes të Komisionit tonë Qeveritar dhe Komisionit Qeveritar të shtetit fqinj, i cili ishte agresor dhe okupator në vendin tonë.
Zëvendëskryeministrja Tahiri, edhe njëherë potencoi kërkesën për autoritet e Serbisë, që të hapin arkivat dhe të jenë më bashkëpunues në ndriçimin e fatit të personave të pagjetur. “Dëshirojë edhe njëherë të ftojë Serbinë që të hap arkivat, e veçmas arkivat e ish-Armatës Jugosllave, sepse aty janë informacionet e plota. Ata bënë këto krime, ata e bënë këtë gjenocid, ata e dinë ku janë trupat e atyre qe ende janë të pagjetur, apo mund të jenë edhe në vendet tjera ku duhet të bëhen hulumtimet”
Në pjesën përmbyllëse të kësaj fjale përkujtuese, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, shtoi:
“Kosova, si një shtet i ri ka arritur që të punojë dhe të pavarësohet. Por, ne jemi një shtet dhe një komb që asnjëherë nuk do të harrojmë gjithë kontributin e atyre gjithë shqiptarëve, jo vetëm në dhjetëvjeçarin e viteve të nëntëdhjeta, të luftës sonë për pavarësi, por gjatë njëqind vjetëve ne luftuam për liri dhe pavarësi. Dhe tani kur e kemi fituar lirinë, është detyrë dhe obligim i yni që gjithmonë me respekt të lart, me pietet, të kujtojmë gjithë ata që dhanë kontributin për këtë që kemi sot”.
Në këtë tubim, me një fjalë rasti, të pranishmëve, iu drejtuan edhe Prenkë Gjetaj, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dhe Nexhat Demaku, Kryetari i Komunës së Drenasit. Ndërsa në emër të familjeve të personave të zhdukur dhe shoqatave familjare, tubimin me një fjlaë rasti e përmbylli, familjari Bajram Qerkinaj.
(kryeministri-ks.net, 27.04.2016.)