KOMRA rrjeti i pajtimit

natasa-kandic-720x340

09.08.2016.

Pranimi i gjenocidit është kusht moral i pajtimit

nataša kandić, Natasha Kandiq

Kam qenë e tronditur kur ministri Daçiq, bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit, dikush i cili është nga partia e cila është përgjegjëse për bombardimin e vendit, ka pasur guxim për të thënë se është koha për të rishqyrtuar përgjegjësinë e vendeve anëtare të NATO-s për bombardimin e RFJ-së

 

natasa-kandic-720x340

 

Hashim Thaçi ka vënë lule në pllakën përkujtimore të viktimave të Stari Gackut në 16 vjetorin e krimit, gjë që nuk ka jehuar si një “çelës i pajtimit”,  por është thelbësore se nga Serbia nuk ka pasur klithma “Ai viktimave tona do t’ua…”.

Mua më kanë befasuar fjalët e Thaçit. Nuk ka thënë ” Unë vendos lule mbi viktimat serbe, pres që edhe kryeministri i Serbisë të vendos lule mbi viktimat shqiptare”. E ka bërë një hap përpara kryeministrit dhe kryetarit të Serbisë, të cilët i respektojnë viktimat tjera, por “me kushtin që të tjerët të pranojnë dhe të respektojnë viktimat serbe”. Sinqerisht, as edhe përfaqësuesit e mëhershëm të Serbisë, kryetarët, kryeministrat dhe parlamentet, nuk i kanë pranuar faktet e përjetuara të tranzicioneve të suksesshme se ballafaqimi me të kaluarën fillon me “pranimin e pakusht të viktimave të tjera”. Le ta përkujtojmë deklaratën mbi respektimin e viktimave të Srebrenicës (mars, 2010), dhe, menjëherë pas saj, Deklaratën mbi dënimin e krimeve të kryera mbi popullin serb dhe thirrjen drejtuar parlamenteve të shteteve të tjera nga rajoni për të dënuar krimet dhe për të shprehur respektin ndaj viktimave serbe (tetor, 2010).

Në Serbi ka një vend për të cilin e dimë me siguri se është vendi i kryerjes së krimit ndaj shqiptarëve, të cilët, sipas të drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve vendore, e kanë pasur statusin e personave të mbrojtur – Petrovo selo, kampi i policisë në të cilin janë pushkatuar tre vëllezërit Bytyçi. Në Petrovo selo nuk ka pllakë në të cilën shkuan se, sipas urdhrit të institucioneve më të larta të Serbisë, janë pushkatuar tre të rinj, shqiptarë, shtetas amerikan, të cilët i kanë ndihmuar një familjeje të rrezikuar rome që nga Kosova të kalojë në Serbi. Kanë kaluar 17 vite nga vrasja e vëllezërve Bytyçi, nuk është vonë që kryetari ose kryeministri, ose të dytë, të vendosin lule në vendin e kryerjes së krimeve dhe të fshehjes së krimeve ndaj shqiptarëve. Më së miri pa fjalë  – e thekson në bisedën e saj për “Danas” Natasha Kandiqi, ish drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare.

 

Shkruan: Snezhana Çongradin

 

Cili është roli i BE-së në atë proces? A janë të arsyetueshme kritikat se veprimet e tilla janë të tensionuara, se liderët rajonal kanë qenë të shtrënguar t’i bëjnë ato, përkatësisht se kurrë nuk do të bëheshin sikur integrimet evropiane të mos e kërkonin ballafaqimin me të kaluarën dhe pajtimin, i cili do të duhej të rezultonte nga ai ballafaqim?

– BE-ja nuk ka një strategji të pajtimit në shoqëritë post-konfliktuale, të cilave iu takojnë shtetet e krijuara në territorin e ish Jugosllavisë. Derisa Tribunali i Hagës është marrë me hetimet, BE-ja e ka kushtëzuar përparimin në qasjen ndaj bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, në nivel të veprave konkrete – burgosja dhe dorëzimi i të akuzuarve, dorëzimi i dokumenteve ushtarake dhe policore si dhe sigurimi i pranisë së dëshmitarëve të ftuar. Sot janë dorëzuar të gjithë të akuzuarit, gjykohen para Tribunalit të Hagës, dhe me këtë thuajse BE-ja i ka porositur liderët e rajonit se “drejtësia penale është në duart tuaja”.
A është kjo kërkesë konstante – do t’i pranojë viktimat tua, nëse ti do t’i pranosh të miat – një rrethanë normale, nga e cila mund të lind pranimi i njëmendët?

– Politikanët në Serbi, e kam fjalën për kryeministrin, kryetarin dhe ministrin e diplomacisë, të cilët më së shpeshti paraqiten në publik, duhet të mësojnë nga përvoja e të tjerëve, që ta kuptojnë se pranimi dhe respektimi i viktimave të tjera është pranim se jetët e atyre viktimave janë të vlefshme. Në publik, në rajon është e ditur se Serbia kërkon barazimin e përgjegjësisë për luftën. Këtë nuk do ta pranojë askush. Ekzistojnë fakte gjyqësore mbi përgjegjësinë e një numri të madh të gjeneralëve, duke e përfshirë këtu edhe kriminelin e luftës Vlladimir Llazareviqin, që në mënyrë të tërthortë flasin edhe për përgjegjësinë e institucioneve të  shteteve për kryerjen e krimeve të luftës. Serbia duhet ta pranojë që të ballafaqohet me trashëgiminë e rëndë të së kaluarës. Mijëra e mijëra viktima e kanë humbur jetën nga dora e pjesëtarëve të APJ-së/ UJ-së dhe MPB-së së Serbisë. Këto fakte nuk mund të ndryshohen, por duhet t’i nxjerrim  mësimet nga to.

Është e vërejtshme se zyrtarët serb janë të prirë për të pranuar dhe, pak a shumë, sillen më me keqardhje ndaj viktimave boshnjake se sa ndaj shqiptarëve në Kosovë. Përse ndodh kjo?

– Është e saktë se përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë shfaqin bashkëndjesi me viktimat myslimane, dhe se qëndrimi ndaj viktimave shqiptare është i ftohtë dhe, shpesh, i pakëndshëm. Jetët e viktimave shqiptare janë më pak të vlefshme se jetët e viktimave serbe e, madje, edhe boshnjake – kjo ndjehet në deklaratat e politikanëve serb. Edhe pse askush nuk thotë se “është dashur të vriten të gjithë”, unë gjithnjë dyshoj se këtë e kanë në kokë.

Si e komentoni të pritmen e Ivica Daçiqit që të rishqyrtohet përgjegjësia për bombardimin e RFJ-së në vitin 1999?

– Kam qenë e tronditur kur ministri Daçiq, bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviqit, dikush i cili është nga partia e cila është përgjegjëse për bombardimin e vendit, ka pasur guxim për të thënë se është koha për të rishqyrtuar përgjegjësinë e vendeve anëtare të NATO-s për bombardimin e RFJ-së. Më frikëson ajo deklaratë e tij, sepse ai thuajse e ka vlerësuar se është momenti për “ndryshime historike”. Kur këtë e thotë Palma, kjo nuk ka peshë, por kjo deklaratë është e rrezikshme, posaçërisht ngaqë politikanët ia kanë dalë që në publik të krijohet perceptimi se vendi është bombarduar në mënyrë të padrejtë, se janë vrarë me mijëra e me mijëra njerëz. Nuk ia vlen që FDH çdo ditë i publikon emrat e 758 njerëzve, të cilët e kanë humbur jetën në sulmet e NATO-s , edhe në Serbi e edhe në Kosovë. Natyrisht se më së shumti janë vrarë ushtarët e UJ-së, por në mesin e tyre janë 104 regrutë të rinj, të vrarë në Koshare. Duhet të hapet debati mbi përgjegjësinë e bombardimeve të NATO-s, pse jo edhe në parlament e edhe në shoqërinë civile. Menjëherë pas datës 5 tetor është filluar të flitet mbi përgjegjësinë për bombardimin e vendit në kontekstin e përgjegjësisë së S. Millosheviqit dhe gjeneralëve të UJ-së dhe të MPB-së së Serbisë, por shpejt është ndërprerë kjo. Me kohë, gjeneralët e kanë rikthyer forcën e tyre dhe pozicionin e heronjve, madje, për më shumë, ia kanë dalë të bindin prindërit e rekrutëve të vrarë në Koshare se për vdekjen e tyre fajtor janë UÇK-ja dhe NATO-ja, dhe jo ata të cilët kanë urdhëruar që të flijohen djelmoshat.

Kroacia, në procesin e hapjes së kapitullit të Serbisë, ka kërkuar që Serbia të shfuqizojë  ligjin mbi juridiksionin universal për krimet e luftës. BE-ja, megjithëkëtë, ka kumtuar se kërkesa kroate nuk do të jetë pjesë e procesit negociator. Shkëndijat e mospajtimit në relacionet Beograd-Zagreb për shkak të këtij ligji nuk janë fikur as sot e kësaj dite. Si e komentoni këtë?

– Qeveria kroate ka të drejtë për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të kontestuar, por nuk e ka argumentimin e duhur. Në lidhje me këtë, të dyja palëve, edhe asaj kroate dhe edhe asaj serbe, mund t’i ndihmojë ish kryetari i Kroacisë, Ivo Josipoviq.
Përse BE-ja është në anën serbe lidhur me këtë çështje, dhe jo në anën kroate?

– Në situatën me “bregzitin”, BE-ja është detyruar të tregohet e fortë dhe të vendos. Këndshëm ka ardhur opsioni i hapjes së negociatave me Serbinë. Pos kësaj, BE-ja duhet ta ndërpresë bllokadën e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Për këtë është i domosdoshëm Aleksandar Vuçiqi, bashkëpunues  në mënyrën e vjetër, pa marrë parasysh momentet e sjelljes jopolitike ndaj përfaqësuesve të BE-së.

Nënat e Srebrenicës nuk është dashur ta thonë atë

Si e komentoni vendimin e nënave të Srebrenicës dhe të kryetarit të Srebrenicës, Çamil Durakoviqit që gjatë komemoracionit ndaj viktimave të gjenocidit në Srebrenicë të thonë se të gjithë ata, të cilët e mohojnë gjenocidin, nuk janë të mirëseardhur në Potoçari?

– Nënat e Srebrenicës nuk është dashur ta thonë këtë, sepse në datën e 11 korrikut të vitit të kaluar me duar të hapura e kanë pritur kryeministrin e Serbisë. Ajo data e 11 korrikut është ditë e zisë. Edhe në Serbi duhet të jetë e tillë, dhe jo të frikohemi që publikisht të shprehim keqardhjen për jetët e humbura. Pranimi i gjenocidit është kusht moral i pajtimit. Nëse kryeministri i tashëm dhe kryetari nuk e bëjnë këtë, negociatat e anëtarësimit mbi kapitujt 23 dhe 24 nuk kanë kuptim.

 

(Publikuar në gazetën “Danas” të datës 22 korrik të vitit 2016, me titullin “Edhe PSS bart përgjegjësi për bombardimin”)

 

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.