KOMRA rrjeti i pajtimit

kandic-1

16.11.2016.

Kandiq nuk dorëzohet, dërgon padinë kundër Dikoviqit edhe në Gjykatën e Strasburgut

Natasha Kandiq

Intervistë me Kryetaren e Fondit për të Drejtën Humanitare Natasha Kandiq

kandic
‘Do të fillojmë të besojmë në kërkim falje kur gjërat të fillojnë të zbardhen. Shpesh dëgjoj nga politikanë dhe organizata jo qeveritare të cilët theksojnë se një prej para kushteve për një jetë paqësore do të jetë kërkim falja nga ana e Serbisë. Unë nuk besoj  se këta politikanë sot kanë ndonjë vlerë njerëzore që fjala e tyre të ketë peshë dhe kërkim falja e tyre të ketë ndikim. Kisha dashur që të dëgjoj nga politikanët serbë këtë : ‘Në rregull tani kosovarët i kemi fqinjë dhe do të punojmë së bashku që Kosova të pranohet  në OKB’.’

Intervistoi: Suada Çerkezi

KosovaPost: Ku ka mbetur procesi për krijimin e Komisionit rajonal për përcaktimin e fakteve mbi krimet e luftës dhe shkeljeve të tjera të rënda të të drejtave të njeriut në teritorin e ish-Jugosllavisë (KOMRA)?

Procesi i Berlinit është iniciuar nga kancelarja Merkel dhe kjo është një lloj kornize për themelimin e KOMRA-s. Vjet në Paris është organizuar Samiti i tretë në rradhë i këtij procesi, ku, deri më tash është formuar Zyra Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjëve të Ballkanit Perëndimor. Kemi kuptuar që kjo konferencë do të jetë bazë kryesore dhe rruga më e mirë për krijimin e KOMRA-s.

KosovaPost: Ku konsiston krijimi i KOMRA-s?

Kandiq: Qëllimi kryesor është që të shënohen emrat e të gjitha viktimave, që ky komision ti përcaktojë kushtet dhe rrethanat në të cilat ata kanë vdekur. Të organizojë dëgjimet publike të viktimave dhe në këtë mënyrë të sjellë në këto vende dhimbjet e të tjerëve. Pse komisioni rajonal? Sepse gjykimet vendore janë shumë të kufizuara. Gjëja më e rëndësishme për krimet e luftës është që të konfirmohet fajësia për personat të cilët janë të pandehur. Viktimat dhe dëshmitarët janë vetëm mjete pohuese. Gjykata nuk e ka për detyrë të masë sa ka vuajtur viktima, qëllimi kryesor i gjykatës është të konfirmojë fajësinë e personit i cili është i pandehur.

KosovaPost: Folët për dëgjimet publike, pritet kjo edhe nga  ato  femra që kanë përjetuar përdhunimet?

Kandiq: Me siguri që këto gra nuk do të kishin pranuar që të dëshmojnë. Dhe para Gjykatës së Tribunalit të Hagës ato kanë dhënë dëshmi, por kanë qenë mjaft mirë të mbrojtura. Në Serbi kanë qenë tri raste të dhunimeve (ndaj femrave), një prej tyre ka qenë edhe një kroate e cila ka dhënë dëshminë e saj  përmes video-linkut, dhe është një grua e cila ka një integritet të fortë. Mirëpo nuk besoj se dëshmia e saj në mënyrë të hapur ka kontribuar aq shumë që të ndryshojë situata në shoqëri e të inkujarohen viktimat e tjera që të dëshmojnë.

KosovaPost: Si do të funksionojë ky Komision?

Kandiq: Kryesore është që këto komisione, të krijohen nga shteti dhe anëtarët e komisionit (komisionerët),  të cilët do të jenë të zgjedhur nga presidentët e shteteve përkatëse. Ata do të mbledhin e verifikojnë faktet lidhur me viktimat dhe krimet në vendet e tyre.

Ky komision do të ketë vulën shtetërore ngase qëllimi dhe fuqia tij, qëndron në faktin se ky do të jetë institucion në vete e jo projekt i një OJQ-je.

Natyrisht se KOMRA ka përcaktuar disa kushte se si do të duhej të dukej ky komision apo ky komisioner. Ai duhet të ketë vlera të larta, autoritet dhe integritet në shoqëri. Duhet të kalojë një procedurë të komplikuar të përzgjedhjes e kjo procedurë do të jetë publike. Komisioni do të jetë i pavarur dhe vetë fuqia e komisionit buron nga natyra rajonale. Pasi komisioni do t’i verifikojë emrat dhe çfarëdo rasti që do të ketë të bëjë me vrasjet dhe krimet. Dhe detyra e komisionit është që të përshkruajë rrethanat e vdekjes. Çdo gjë do të verifikohet dhe mund të them që, komisioni është një trup i pavarur që i përgjigjet vetvetes dhe të gjitha faktet do t’ia sjellë zyrës qendrore.

KosovaPost: Ku do të jetë selia e KOMRA-s?

Selia është propozuar të jetë në Sarajevë pasi që atje ka pasur më së shumti krime nga luftrat e ish-Jugosllavisë.

KosovaPost: Ku ka mbetur çështja e gjykimit të Ljubisha Dikoviqit, shefit të tanishëm të Shtatmadhërisë së Ushtrisë Serbe njëkohësisht përgjegjës për vrasje të shqiptarëve në zonën ku ai ishte përgjegjës në Kosovë, gjatë vitit 1999, atë kohë në pozitën e komandantit të Brigadës së 37-të, të Motorizuar të Ushtrisë serbe?

Kandiq: Rasti është përfunduar dhe ai ka dalë i pafajshëm, madje ai ka dalë me pretendime se ka dalë i fyer nga organizata ime. Jemi akuzuar se Fondi dhe unë i’a kemi  hequr  reputacionin, pastërtinë,  nderin, integritetin dhe autoritetin  që ai ka pasur në shoqëri dhe se ka përjetuar dhimbje nga ne. Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd ka ngritur ankesë në Gjykatën Kushtetuese në Serbi, dhe nëse Fondi me paraqitjen e ankesës në këtë gjykatë do të hidhet poshtë kemi të drejtën që të vazhdojmë më tutje në Strasburg. Dhe jam e bindur se në atë gjykim ne do të fitojmë. Por ky proces zgjat me vite. Edhe pse gjykimi i tij ka anuar politikisht prap mbesin faktet dhe të dhënat e punës së tij që janë mbetjet mortore dhe varrezat kolektive në Kosovë.

KosovaPost: Sa janë të dënuar në Gjykatën Speciale në Hagë nga Serbia?

KosovaPost: Për krimet e kryera në Kosovë janë 8-10 të dënuar.  Le të kujtojmë se ndërkombëtarët dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë mbështetur dhe janë munduar shumë për krijimin e Gjykatës për Krimet e Luftës në Serbi dhe deri në 2003 ishin shumë të mira ku u gjykuan për krimet në Kroaci dhe Bosnje. Në atë kohë,  kishim bindjen që gjërat po shkojnë siç duhet. Por kur u iniciua gjykimi i parë (në Serbi), për krimet në Suharekë,  atëherë u kuptua se prokuroria serbe nuk ishte e gatshme për të gjykuar gjeneralët e vet. Gjeneralët janë liruar nga akuzat dhe janë dënuar krerët e policisë lokale të asaj kohe. Fondi jonë ka reaguar për këto gjykime në atë kohë, pasi që, policia thjesht  ka marrë urdhra nga gjeneralët.

KosovaPost: Nëse ajo gjykatë nuk po funksionon siç duhet cili është reagimi i faktorit ndërkombëtar?

Kandiq: Komuniteti ndërkombëtar nuk duket edhe aq i interesuar që të meret me çështjet e drejtësisë në këtë rajon. Pak ditë më parë, ndodhi diçka shumë e mirë. Komisioni Europian (10.11.2016), ka bërë një publikim, Raportin e Progresit për Kosovën, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Hercegovinën ku është kritikuar posaçërisht Serbia për stagnimin prej një viti e gjysëm (në procesin e gjykimeve) pasiqënuk është përcaktuar ende prokurori i cili do të meret me krimet e luftës. Është kritikuar numri i vogël i gjykimeve që kanë të bëjnë me krimet e luftës, të cilat po zvarriten për një kohë të gjatë dhe nuk po dënohen ata që janë vërtetë përgjegjës.

Tashmë Serbia është në negociata me BE-në lidhur me kapitullin 23 që ka të bëjë më të Drejtat e Njeriut ku,  BE-ja dhe Këshilli Europian do të insisistojë në çështjet e gjykimeve. Pikërisht këtu është roli i Fondit i cili do të njoftojë publikun për ngadalësimin apo zvarritjen e procedurave, duke pasur rolin e kritikut, ne vazhdimisht do t’i tregojmë opinionit për ngecjet.

KosovaPost: Beogradi zyrtar ka kërkuar falje për krimet që ka kryer në Bosnje e  Kroaci por e njëjta nuk ka ndodhur edhe në Kosovë. A do të thotë kjo se njerëzit këtu kanë  më pak vlerë apo e kemi merituar atë fat ?

Kandiq: Fatkeqësisht asnjë prej kërkim- faljeve që janë kryer deri tani, nuk kanë qenë të sinqerta dhe nuk kanë ndryshuar diçka apo të kenë sjellë diçka të mirë. Ngase këto kërkim-falje nuk janë përcjellë me ndonjë veprim konkret. Për shembull, ndonjë politikan të kërkojë falje dhe automatikisht të fillohet me procese gjygjësore për krimet e luftës që të shihet arsyeja apo lidhshmëria e kërkim- faljes me hapa konkret. Është fakt se ish-presidenti, Boris Tadiq ka qenë në vizitë në Bugovar në Kroaci dhe ai i ka kërkuar falje viktimave atje  por njerëzit  nuk e kanë marë atë çfarë ka thënë ai si diçka të sinqertë pasi që prej atje janë marë dhe zhdukur disa autobusë me njerëz dhe nuk kanë asnjë lloj informatë se ku janë dërguar më pas.

Do të fillojmë të besojmë në kërkim falje, kur gjërat të fillojnë të zbardhen. Shpesh dëgjoj nga politikanë dhe organizata jo qeveritare të cilët theksojnë se një prej para kushteve për një jetë paqësore do të jetë kërkim falja nga ana e Serbisë. Unë nuk besoj  se këta politikanë sot kanë ndonjë vlerë njerëzore që fjala e tyre të ketë peshë dhe kërkim falja e tyre të ketë ndikim. Kisha dashur që të dëgjoj nga politikanët serbë këtë: ‘Në rregull, tani kosovarët i kemi fqinjë dhe do të punojmë së bashku që Kosova të pranohet  në OKB’.

Kur Komisioni  i KOMRA-s të krijohet dhe të vërtetojë se në Kosovë kanë humbur jetën 13.500 persona dhe do të konfirmojë se nga ky numër, gati 11 mijë  janë shqiptarë e së paku 7 500 persona janë civilë atëherë vërtetimi i këtyre do të sillte me fakte para vetes një kërkim- falje. Për momentin duhet të ndërmiren disa hapa të cilët duhet të jenë paralele me ato të bashkësisë ndërkombëtare të përcaktuara për Kosovën dhe Serbinë në kuadër të Raportit të Progresit. Normalizimi i mardhënieve fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia nuk guxon të ndalojë progresin për përparimin e Kosovës. Politikanët serbë nuk është dashur të flasin negativisht për Kosovën por duhet të kontribojnë në kuadër të bashkëjetesës së shqiptarëve dhe komunitetit serb në hapësirën e Kosovës. Anëtarësimi i Kosovës në OKB do të ishte mirë edhe për Kosovën edhe për Serbinë.

KosovaPost: Sa e sigurtë ndjeheni në Serbi?

Kandiq: Shumë e sigurtë dhe nuk mendoj asesi në çështjen e sigurisë. Edhe në shoqërinë serbe edhe mes politikanëve kur propozohet që të verifikohet ajo se çfarë kanë bërë qytetarët e Serbisë lidhur me krimet dhe me luftën, shpesh ka  kritika dhe apriori etiketohen se janë tradhëtarë të shtetit të vet. Pa marë parasysh, kushdo  që tenton dhe bën përpjekje që të verifikojë se kush i ka kryer ato krime nga vetë kombi i tyre, gjithmonë do të jetë në një mënyrë i shpallur si i dyshimtë apo si tradhtar.

Një herë jam frikësuar dhe kjo ka ndodhur në kohën kur Kuvendi i Kosovës ka shpallur Pavarësinë. Unë isha në sallën e Kuvendit dhe isha duke u kthyer në Beograd kur janë treguar pamje ku shihesha edhe unë prezente. Ministri i sotëm i Punëve të jashtme, Ivica Daçiq në rrethana jo publike kur më ka parë në  tv ka thënë se; ‘ Këtë do e arrestojmë menjëherë’. Në atë kohë më ka ndodhur disa herë, që kur hyja në restorante më thonin se; ‘ nuk ka vend për njerëz si ty’. Ose ka pasur raste kur taksistët kanë refuzuar që të më çojnë diku. Kjo situatë ka kaluar dhe ka zgjatur rreth 10 ditë. Pas disa vitesh e pyeta Daçiqin se a ka qenë në rregull ajo që keni thënë për mua se është dashur të arrestohem(?), ai mu përgjigj, ‘Eee, për atë kohë ashtu ka qenë politika.’.

 

Kandiq: EULEX-i nuk ka arritur ta kryej punën e vet në Kosovë

 
KosovaPost: A mendon se do të duhej të ishte edhe Serbia pjesë e hetimit të Dhomave të Veçanta  apo Gjykatës Speciale për krimet e kryera nga paramilitarët dhe ushtarët serb?

Kandiq: Themelimi i Gjykatës Speciale niset nga vendimet e Gjykatës së Hagës ku thuhet se;  janë kryer gjykimet kundër Serbisë dhe kundër ushtarëve të saj ndaj popullatës shqiptare. Një numër i konsiderueshëm i gjeneralëve dhe përfaqësuesëve janë dënuar gjatë gjykimit në Serbi.

Por EULEX dhe UNMIK  nuk kanë arritur të kryejnë me punën e vet ndonjë promovim apo  mbështetje për drejtësinë në Kosovë për të gjitha palët.

KosovaPost: Kanë dështuar?

Kandiq: Në fakt as nuk kanë pasur ndonjë mbështetje nga organizatat e shoqërisë civile që të kryhen gjykimet këtu. Shumica e OJQ-ve nuk e kanë mbështetur hulumtimin dhe gjykimin kundrejt  anëtarëve të UÇK-së, duke u nisur nga preteksti se edhe ‘ata që janë vrarë, kanë qenë në një mënyrë agjentë apo kolabrocionistë me serbët’. Gjithmonë kur është ngritur akuzë dhe është bërë gjykimi ndaj ndonjë anëtari të UÇK-së, është konsideruar në opinion e media se e gjitha bëhet kundër vlerave të UÇK-së.

Unë mendoj se gjykimet në Gjykatën Speciale duhet të përcillen me gjykimet në Serbi kundrejt atyre që kanë kryer vepra ndaj shqiptarëve. Psh është rasti  i Dikoviqit i cili është përgjegjës për vrasjen e 300-400 bujqve në teritorin e Kosovës. Dhe nëse ndalen këto gjykime në Serbi ndaj njerëzve si Dikoviqi ndërsa për shqiptarët në të njëjtën kohë, zhvillohen gjykime në Gjykatën Speciale, do të ishe një lloj padrejtësie. Ideja është që të vazhdonin paralelisht gjykimet edhe në Serbi edhe në Gjykatën Speciale.

KosovaPost: Njësiti i “Scorpionsave” gjatë viteve të Luftës në ish Jugosllavi ka marrë pjesë në Bosnje, Kroaci dhe së fundi në Kosovë.  Në të gjitha këto vende ku kanë qenë këto forca, janë regjistruar viktima, madje ka varre masive te cilat mbajnë ‘vulën’ e tyre  a ka mundur të ndahet përgjegjësia shtetërore nga ajo personale në gjygjet që janë zhvilluar në Serbi ?

Kandiq: Gjithsesi këta në çdo gjykim, në çdo shtet provojnë ta mbrojnë shtetin e tyre dhe për këto vepra i dënojnë disa individë dhe emërtohen si “anëtarë të grupeve kriminale” dhe ‘Scorpionët’, janë rasti tipik për këtë. Sa i përket drejtësisë për viktimat, mendoj se është arritur deri diku. Disa prej tyre, janë dënuar për veprat e krimeve në Podujevë e disa të tjerë për krimet e kryera ndaj muslimanëve në Bosnje, por gjykata e ka cilësuar këtë grup si paramilitarë. I kam pyetur personalisht anëtarët e këtij organizimi se: ‘A keni shkuar vetë në Bosnje?’.  Ata janë përgjigjur se: ‘ Ne, na ka dërguar shteti dhe kemi marë rroga për këtë’. Anëtarët e ‘Scorpionsave’ e kanë konfirmuar vetë se kanë qenë pjesë e aparatit shtetëror por gjykata ka sjellë vendimin se këto akte kriminale janë kryer nga grupe paramilitare. E këtu shihet se, gjykata nuk është ndonjë institucion i pavarur dhe objektiv sepse ekzluzivisht ata i mbrjonë interesat e shtetit.

Por pamjet  të cilat shfaqin ‘Scorpionsat’ duke ekzekutuar gjashtë muslimanë në Bosnje, ka bërë që në shoqërinë serbe të mos ketë simpati për këtë grupacion, madje ata mendojne se e kanë vendin prapa hekurave.

Kjo më kujton një rast kur një mjek veterinar në Serbi, pak kohë pasi doli ai videoinçizim në media, solli një foto të gruas së tij, të gjetur rastësisht mes gjësendeve, së bashku me një ekip të ‘Scorpionsave’ në Bosnje. Ai krijoi dyshimet se ishte martuar me një ‘Scorpion-se’, me të cilën ishte martuar në vitin 1996, pasi ajo kish ardhur si refugjate boshnjake në Serbi. Pas pak kohe ata u divorcuan pasi ai nuk e përballonte dot faktin se ai ishte martuar me një person që ka pasur lidhje me ekipin, ‘Scorpions’.

KosovaPost: A do të thotë kjo se publiku serb është distancuar nga ky grup politik?

Kandiq: Ka qenë  një reagim i përkohshëm, në kohën kur ajo video kasetë doli në qarkullim në qershor të 2005-ës, por nga ai moment i daljes të këtyre pamjeve në media askush më nuk ka thënë se këta janë heronj. Por kanë filluar të diskutojnë se këto janë një grup kriminelësh.

KosovaPost: A mund të ketë bazë për konflikte të reja në rajon meqë ‘akterët’ politik  ende nuk i kanë përmbushur pretendimet e tyre?

Kandiq: Jam e shokuar nga fakti se sa shumë ekziston ende ekstremizmi politik në këto troje. Sa shumë ende ekziston armiqësia e sa shumë nuk përpiqen me përzgjedh mjetet me arrit deri tek një qëllim. Sa shumë  ende, Serbia vazhdon të jetë  armiqësore ndaj Kosovës dhe sa shumë përpiqet që të prishë çfarëdo përparimi të Kosovës. Jam e shokuar nga fakti se nuk  mund ta gjendet  asnjë politikan i cili mund të thotë:’ Lufta ka përfunduar, duhet ta ndërrojmë qëndrim, duhet t’i ndihmojmë njëri-tjetrit.’ Madje disa politikanë të Serbisë ende luftojnë, shembull është ministri i jashtëm (Vuçiq) i cili thotë se bën takime me shtete të tjera për t’i bindur ata që mos ta pranojnë Kosovën. Rasti konkret është ai kur ministri i jashtëm dhe ai i punës në Serbi kur kanë lobuar që Kosova mos të pranohet në UEFA. Ose rasti i Trepçës, është fakt që një pjesë e Trepçes ndodhet në tëritorin e Serbisë. Por duhet një mënyrë tjetër që  të zgjidhet çështja.

KosovaPost: Cka mendon për situatën në veriun e Mitrovicës?

Kandiq: Mendoj se Mitrovica Veriore është konform  sistemit gjygjëesor të Kosovës e kjo është parë edhe në rastin e Gjykimit ndaj Oliver Ivanoviç. Kanë egzistuar shumë pyetje të pakëndëshme politike janë bërë përpjekje që këto gjykime të marrin konotacion politik dhe gjykimi i Ivanoviçit duhet të shihet si pjesë e sundimit të ligjit dhe Gjykata e Apelit në fund duhet të japë gjykimin se ku kanë qenë gabimet apo lëshimet. Gjykimi i tij është kryer nga gjykatësi ndërkombëtar, gjithashtu edhe në atë të Apelit do të jenë gjykatës ndërkombëtarë. Verdikti do të dalë,  varësisht se si e kanë kuptuar këto gjykatës ndërkombëtarë në rastin e Ivanoviçit si figurë politike apo jo. Mendoj se Veriu i Mitrovicës është ende i izoluar nga Kosova. Më parë Mitrovica ka qenë shembulli  i një qyteti me kulturë e cila u ndërtua me dekada. Sot ajo pjesë është krejtësisht e pa integruar.

Ka grupe të bizneseve në veri  që  funksionojnë të integruara në bizneset e Kosoves dhe në ato të Serbisë  të cilat janë  bizenese kriminale pavarësisht këtyre, luftë nuk do të ketë sepse bashkësia ndërkombëtare nuk e ka në plan të japë më asnjë cent për shtetet në ketë pjesë të Ballkanit,  sepse botës i kanë dalë probleme të reja siç janë: Siria, Iraku etj

Qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë demokracia dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës  që nga viti ‘91 deri sot,  domethënë, 24 vjet ne nuk kemi pasur sukses në çështjen e sundimit të ligjit dhe demokracisë.

KosovaPost: A mendoni se do të sjellë ndryshim zgjedhja e presidrentit  të ri në SHBA sa i përket raporteve Kosovë-Serbi?

Kandiq: Në rast se do të ishte zgjedhur presidente, Hillary Klinton politika do të kish vazhduar aty ku kish mbetur, me të njëjtat hapa. Por fjalimet e Trumpit në fushtën e tij elektorale kanë qenë të trishtueshme e me ato deklarata ndodh që edhe Amerika të dështojë e bankrotojë brenda një kohe të shkurtër. Nuk besoj që politika amerika do të ndryshojë shumë.

KosovaPost: Hashim Thaçi pak kohë pasiqë mori postin e presidentit vizitoi Lypianin dhe Gorazhdecin ku edhe ka vendosur kurora me lule në përmendoret e viktimave të qytetarëve të Kosovës, me kombësi serbe. A mendoni se këtyre aktiviteve do të duhet t’i paraprinin veprime konkrete në përmirësimin e marëdhënieve ndëretnike? Cilat do të kishin qenë ato sipas jush?

Fakt është se presidenti Thaçi ka ndërmarë disa hapa të pa parashikueshëm. Sidomos takimi i fundit që ka pasur me familjarët e personave të zhdukur sikurse që është takuar shumë herë gjatë viteve të kaluara  me antëratët e familjeve të të zhdukurve nga komuniteti shqipëtar. Është mirë që është takuar me këta familjarë të të zhdukurve në Kosovë por nuk kemi ndonjë informatë të detajizuar përveç  tri fotove ku shihet presidenti, Thaçi me aëtarët e familjeve serbe. Muajve të fundit ai jep disa deklarata që kanë një farë fryme të pajtimit. Dhe secili mesazh i tij ka një lloj kërkim- falje. Në nivelin politik kjo gjë nuk është komentuar, ka kaluar në heshtje.

KosovaPost: Si e shihni të ardhmen e të rinjëve të dy popujve të cilët në historitë e tyre në shkolla mësojnë për heronj që kanë krijuar mite e të cilët janë armiq për popullin tjetër?

Kandiq: Gjithmonë më kujtohet përvoja gjermane, në atë kohë studentët e viteve 1968 kanë parashtruar pyetjen e parë për përgjegjësinë e prindërve të tyre. Në Gjermani me vite të tëra është heshtur e kaluara e prindërve. Do të vijnë gjenerata të reja  të cilat do të konkludojnë në bazë të fakteve. Të rinjtë në këtë kohë i irriton që të mësojnë diçka për atë se  çfarë ka ndodhur, por në të njëjtën kohë edhe e përkrahin rrymën nacionaliste.

KosovaPost: Por po flas për atë që quhet histori shkencore, cila do të jetë e ardhmja e bazuar në këtë aspekt?

Kandiq: Francës dhe Gjermanisë i janë dashur 30 vjet që sot t’i kenë të përbashkëta librat historike me fakte të përbashkëta me të dhëna që i përshtaten te dyja vendeve. Por edhe ata e kanë pas krijuar këtë Komision që po përpiqemi të themelojmë ne sot për gjetjet historike. Ka fakte që mblidhen nga gjykatat por nuk dalin në opinion por në atë moment kur ato fakte konfirmohen (në rKOMRA) do të jetë e lehtë ndoshta që edhe me librat shkollorë të perpilohen  lehtësisht.

 

(Publikuar në kosovapost 14. 11. 2016.)

(Publikuar në kosovapost 16. 11. 2016.)

This website was created and maintained with the financial support of the European Union. Its contents are the sole responsibility of the RECOM Reconciliation Network and do not necessarily reflect the views of the European Union.